Dëmet nga mungesa e hekurit. I rrit organizmit rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës [VIDEO]

Jul 13, 2017

Mungesa e hekurit mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Kolegji Imperial Londër dhe Universiteti i Londrës.  Studimi i fundit sugjeron se hekuri mund të ketë një efekt mbrojtës kundër sëmundjeve të zemrës, ndërsa mungesa e tij mund të rris rrezikun e prekjes nga problemet e zemrës. Këto gjetje premtuese mund të hapin rrugën për trajtime të reja. Studiuesit shqyrtuan lidhjen mes niveleve të hekurit në trup dhe rrezikun e zhvillimit të llojit më të shpeshtë të sëmundjeve kardiovaskulare : atë të arteries koronare. Rezultatet konfirmuan hipotezën se nivelet më të larta të hekurit zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. "Këto rezultate," përfundojnë autorët, "mund të nxjerrë në pah një objektiv terapeutik. Sëmundjet koronare të zemrës, ndodhin kur rrjedha e gjakut bllokohet ose ngadalësohet dhe nuk është në gjendje që të furnizojë zemrën siç duhet. Aktualisht vlerësohet se më shumë se 370.000 të rriturit amerikanë vdesin si rezultat i sëmundjeve kardiovaskulare çdo vit.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll