Mos punoni shumë... 55 orë punë në javë, ju dëmtojnë zemrën [VIDEO]

Jul 14, 2017

55 orë punë në javë rrisin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun e zhvillimit të problemeve serioze të zemrës. Studimi më i fundit i mjekëve anglezë ka arritur në përfundimin se njerëzit që punojnë me orë të zgjatura kanë 40 për qind më shumë mundësi që të vuajnë  nga rrahjet e parregullta të zemrës. Pjesë e studimit u bënë më shumë se 85.500 britanikë dhe skandinavë. Studiuesit zbuluan  se ata që punonin me orë të gjata kishin shumë më shumë gjasa të zhvillonin fibrilim atrial gjatë dekadës së ardhshme. Rezultoi se për çdo 1.000 njerëz të përfshirë në studim, 5.2 raste të fibrilimit atrial ndodhën midis atyre që punonin me kohë të zgjatur. Fibrilacioni atrial është çrregullimi më i zakonshëm i ritmit të zemrës, që prek rreth një milion njerëz në Britani të Madhe dhe mund të çojë në goditje të zemrës,  dhe në probleme mendore. Studiuesit thanë se gjetjet tregojnë se orët e gjata të punës janë të lidhura me një rrezik në rritje të ritmit të zemrës dhe aritmisë kardiake më të zakonshme.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll