Shenjat që tregojnë se duhet të shkoni me vrap tek dermatologu

Aug 08, 2017

Lëkura ndonjëherë mund të jetë shumë kritike, jo vetëm për mirëqënien tonë fizike, por edhe emocionale poashtu. Kujdesi ndaj lëkurës për secilën femër është thellësisht personal, dhe kjo është ndoshta arsyeja pse shumica ngurrojnë për të shkuar në dermatolog, por kërkojnë tretmane tjera vetvetiu.

Sipas dermatologes Dendy Engelman, klientela e saj e të rinjve dëshirojnë të duken sa më të reja duke u shtyrë nga mediat sociale deri në arritjen e efektit Kardashian. Por, kur ju keni avantazhin e të qenurit e re, çfarë saktësisht duhet të bëni? Rezulton se duhet bërë shumë. Këtu, kemi 5 mënyra se si një dermatolog mund të ju ndihmojë në të njëzetat tuaja.

Krijoni një rutinë të mirë për kujdesin e lëkurës

Gjëja e parë sipas Engelman është të krijoni një rutinë të mirë për kujdesin e lëkurës suaj. Për shembull mund të aplikoni ndonjë eksfoliant për qarkullimin e qelizave të lëkurës dhe të shtoni ndonjë serum të pasur me antioksidant për të luftuar stresin e shkaktuar. Si fillim këto janë gjëra të rëndësishme.

Ndaloni paraqitjen e akneve

Kjo është me të vërtetë një përvojë e keqe kur aknet nuk ju hiqen edhe më vonë pas adoleshencës, dhe kjo godet shumicën e femrave. Por, mund të ketë zgjidhje, një trajtim emergjent me kortizon, sipas dermatologes mbetet një zgjidhje për të pakësuar aknet, veçanërisht ato të irrituara apo në formë të shenjave të kuqe. Një lëkurë kronike, e cila mund të jetë si rezultat gjenetik apo si pasojë e udhëtimeve të shpeshta, mund të kërkoj një trajtim. Mendoni për receta të ndryshme apo xhel ditor si Aczone, i cili vepron si një preparat mjekësor, zbut lëkurësn, pastron poret dhe vepron si trajtues me lazer sikur Isolaz.

Përcaktoni planin tuaj për anti-plakje

Meqenëse lëkura juaj është aq personale, është paksa e vështirë të përcaktohet në mënyrë të drejtë gjendja e saj e saktë. Në të njëzetat e vona dhe të tridhjetat e hershme, Engelman thekson se paraqiten linjat e para të rrudhave. Një seri e nxitjes me kolagjen mund të jetë një masë parandaluese, dhe mund të vazhdoni planin afatgjatë me retinoide, mikrodermoabrazion, si dhe pastrim të thellë në bazë të rregullt. Pra, këtu përmbajtja është thelbësore, dhe të kesh një mjek të besueshëm në krahun tuaj është diçka vërtetë e çmueshme. Ekziston një linjë mjaft e hollë në mes anti-plakjes dhe të dukeni më të vjetër se sa mosha që keni. Në fakt, thekson Engelman, se iu flet shumë vajzave që mos të bëjnë gjëra vetëm pse shohin femra tjera duke i praktikuar të njejtat.

Trajtoni flokët e holla

Siç rezulton, dermatologu juaj përpiqet të ju tregojë në lidhje me çështjet e flokëve që mund të dobësohen me kalimin e moshës apo ndryshimeve hormonale. Kështu, dermatologu mund të shikojë nga afër gjendjen e kokës, të diagnostikojë problemin si dhe të përshkruajë pilula për trajtimin e tyre si Minoxidil, acide yndyrore omega-3 apo edhe trajtim laserik, duke rikthyer kështu flokët në gjendje të shëndetshme dhe rinore.

Personalizoni strategjinë e aplikimit të kremit me faktor mbrojtës

Një dermatolog gjithmonë do të nënvizojë rëndësinë e përdorimit të një kremi të mirë me faktor mbrojtës – SPF 30, plus me mbrojtje në spektër më të gjerë. Për më tepër, një kontroll i rregullt i lëkurës mund të skanojë çfarëdolloj dëmtimi nga dielli – për të mos përmendur kanceret e lëkurës, të cilët mund të dalin në sipërfaqe aq shpejt në të njëzetat e juaja dhe të lë pasoja delikate.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll