7 gabimet që po ju shkatërrojnë dhëmbët, bëni kujdes!

Aug 10, 2017

Megjithëse jemi të sigurt se si të rritur që jeni, ju tashmë e dini mënyrën e saktë të larjes së dhëmbëve, prapë jeni të rrezikuar nga shumë faktorë të tjerë.

“Keni qindra bakterie në gojë”, thotë Julie Cho, dentist në New York. “Ato përdorin sheqerin si ushqim dhe prodhojnë acide që dëmtojnë smaltin tuaj.” Por lajmi i mirë është se pështyma juaj shërben si një larës natyral për të larguar shumicën e këtyre acideve përpara se të bëhen të rrezikshëm.

Në këtë mënyrë, Dr. Cho shpejgon se çdo veprim që mund të rrisë sasinë e sheqerit në gojë apo të thajë gojën, mund të jetë një demtues potencial për dhëmbët tuaj. Kjo ka të bëjë me atë që quhet frymëmarrje e keqe.

Dentistët tuaj mund t’ju ndihmojnë për të shmangur këto rreziqe dhe që buzëqeshja juaj të jetë perfekte. Ja këshillat e doktor Cho për të shmangur dëmtimin e dhëmbëve:

Stërvitja

Ka shumë mundësi që ndërsa jeni duke u stërvitur, merrni frymë me gojë. Ky sigurisht që nuk është një problem i madh, por nëse frymëmarrja juaj bashkohet me aciditetin apo sheqerant e një pijeje energjitike sportive që e pini gjatë stërvitjes, dhëmbët tuaj kanë më shumë mundësi që të dëmtohen.

Ajo që duhet të bëni është të pini pak ujë pas këtyre pijeve, në mënyrë që të largoni këto elementë nga dhëmbët. Gjithashtu, doktorët mendojnë se uji i rubinetit është më i mirë se ai në shishe pasi përmban flor, i cili ndihmon smaltin.

Gërhitja

Përveçse zgjon partnerin tuaj nga gjumi, gërhitja mund t’i bëjë dhëmbët tuaj më vurnerabël, sidomos nëse merrni frymë me gojë. Kjo ndodh sepse goja juaj thahet më shumë se sa duhet.

Jo çdo gërhitje është shenjë e problemeve me gjumin, por e mira është të bëni kontrolle. Gjithashtu, duke marrë gojën tuaj nën kontroll do të parandaloni edhe prishjen e dhëmbëve.

Por mos harroni edhe kërcëllitjen. Doktor Cho thotë se një burim tjetër i dëmtimit të dhëmbëve është shtrëngimi i tyre në mënyrë të pavullnetshme gjatë gjumit. Nëse zgjoheni me muskujt dhe gojës të lodhur, atëherë merrni një maskë të posaçme për dhëmbët që ta vini çdo darkë para se të flini.

Mjekimet

Ka me qindra mjekime që thajnë gojën duke shkaktuar prishjen e dhëmbëve. Në këtë grup përfshihen ilaçet kundër alergjisë, antidepresivët dhe qetësuesit e dhimbjeve. Ju duhet ta informoni denstistin tuaj mbi barnat që përdorni.

Uji me gaz

Ka disa kërkime që vërtetojnë se pirja e ujit me gaz mund të dëmtojë dhëmbët. Por, asgjë nuk është ende zyrtare, ndaj mos u shqetësoni.

“Nëse pini sasi të mëdha uji me gaz, ndoshta me kalimin e kohës dhëmbët tuaj mund të dëmtohen”, thotë doktor Cho. Ajo për të cilën njerëzit shqetësohen më shumë është përmbajtja e gazit karbonik në ujë.

Përgjithësisht, nuk duhet të shqetësoheni, sidomos nëse pini ujin me gaz si zëvendësues të një pijeje me sheqer. Por, nëse ju pini vetëm ujë me gaz, do të ishte ide e mirë që të filloni reduktimin e konsumit.

Akulli

“Gjithmonë sugjeroj ndalimin e tij. Është e qartë, e megjithatë njerëzit vazhdojnë të hanë akull”, thotë doktor Cho. Ngrënia e akullit, ëmbëlsirave të forta apo çfarëdo ushqimi të ngjashëm mund të dëmtojë e madje mund t’i thyejë dhëmbët tuaj. Prandaj, kujdesuni seriozisht për t’i shmangur.

Piercing në gjuhë

Mund të duket interesant, por është një lajm i keq për dhëmbët tuaj. “Keni një trup të huaj brenda gojës”, shpjegon Dr. Cho duke thënë se kjo mund t’i thyejë dhëmbët nëse nuk jeni të kujdesshëm. Më shumë e rezikshme është kur piercing-u ndodhet në majë të gjuhës. Është shumë e lehtë që gjatë stërvitjes, kur nuk e keni mendjen, të kafshoni piercing-un tuaj duke thyer dhëmbin.

Acidi i stomakut

Nëse nuk e trajtoni, kjo do të thotë se acidi i stomakut vjen ngjitet nëpërmjet ezofagut duke kërcënuar seriozisht gojën tuaj. Pasojat e kësaj janë aq të dukshme, sa që një dentist mund ta kuptojë menjëherë, edhe pse ai do t’ju dërgojë të bëni kontrollin e stomakut. Një shenjë për ta kuptuar këtë është kur dhëmbët tuaj bëhen shumë të ndjeshëm ndaj ajrit dhe ushqimeve të ftohta.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll