INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat greke 'gozhdojnë' komisionerin Hahn. Polemika për deklaratën e tij

Mediat greke 'gozhdojnë' komisionerin Hahn. Polemika për deklaratën e tij

Publikuar më: 10:53 12-07-2018

Në Greqi vazhdojnë reagimet për deklaratën e komisionerit Hahn mbi negociatat Athinë-Tiranë. Edhe pse Brukseli sqaroi menjëherë se komisioneri kishte parasysh delimitimin e zonave ekskluzive ekonomike, mediat në Greqi insistojnë se Johannes Hahn ka hedhur një “Bombë për kufij të rinj midis Greqisë e Shqipërisë”. Kështu e titullon në faqen kryesore gazeta’ Demokratia’, ndërkohë të gjitha mediat greke sot në titujt kryesorë kanë patur këtë temë me tituj shumë të fortë. Një nga të përditshmet më të mëdha në vend, ‘Ta Nea’, komenton se “Johannes Hahn ndez një zjarr të ri”. Komisioneri tha se ai nuk ka folur për ndryshim kufijsh. Opozita ka theksuar se fjalët e Johannes Hahn, krijojnë shqetësim të madh dhe prandaj qeveria duhet të pozicionet qartë. Ndërsa disa media greke nënvizojnë: ‘’Hahn, shkaktoi stuhi në Athinë dhe ‘qark të shkurtër’ në Bruksel’’, prej nga nxituan ta ndërlidhin deklaratën me delimitimin e zonave ekskluzive ekonomie. Me tone të larta janë zhvilluar polemikat edhe në parlamentin grek, ku maxhoranca ka akuzuar opozitën se nuk merr parasysh sqarimet e dhëna nga Brukseli dhe se po e përdor këtë çështje për marketing politik. Opozita është përgjigjur se zoti Hahn nuk është “vrima e fundit e kavallit” në atë që quhet Komision Europian. Zëdhënësi i grupit parlamentar të Demokracisë së Re, ka kërkuar nga Hahn të japë shpjegime. Objektivi i palës greke në negociatat me Shqipërinë është që të zgjerojë ujërat territoriale me 12 milje, maksimumin e lejueshëm nga Konventa e OKB-së për të drejtën detare dhe në vijim të shpallë zonën Ekskluzive Ekonomike në detin Jon dhe Adriatik.

Article Logic
Execution time: 0.0038180351257324