INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë lajmin:

Mediat ndërkombëtare pasqyrojnë lajmin: "Prokuroria shqiptare kërkon heqjen e imunitetit të Tahirit"

Publikuar më: 17:35 19-10-2017

Kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e Saimir Tahirit ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare. “The Associated Press” shkruan “zyra e prokurorit të përgjithshëm thotë se i ka kërkuar parlamentit të heqë imunitetin e një ish-ministri të brendshëm të dyshuar se është përfshirë në një rrjet trafiku”.
“Saimir Tahiri, i cili ishte ministër i brendshëm deri në mars, tani është deputet me Partinë Socialiste, forcën qeverisëse të udhëhequr nga Kryeministri Edi Rama. Prokurorët thanë të enjten se po hetojnë, në bashkëpunim me homologët e tyre italianë, një "grup kriminal që ka trafikuar sasi të mëdha të kanabisit”-shkruan kjo media, ndërkohë që artikulli i botuar prej saj është pasqyruar edhe në “The Neë York Times”, “Fox Neës”, “Ëashington Post” dhe një sërë mediesh të tjera. Më tej në shkrim flitet për faktin se Tahiri ka lidhje të largëta familjare me udhëheqësit e grupit të arrestuar së fundmi në Itali. Edhe sasia e drogës së kapur në Vlorë të enjten, ku u arrestuan tre vetë është pasqyruar në shkrim ku thuhet se aksioni në Shqipëri është i lidhur me arrestimet italiane. “Rama është zotuar të heq Shqipërinë nga lista e vendeve më të mira që prodhojnë kanabis deri në fund të vitit”-shkruan “The Associated Press”.

Article Logic
Execution time: 0.0033249855041504