INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Megaoperacion, 22 të arrestuar për vepra të rënda! Disa nga ta emra të mjekësisë dhe sportit[FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 09:56 07-05-2019

Kreu i policisë së shtetit, Ardi Veliu përmes një konference për media ka njoftuar për arrestimin e plot 22 personave. Ai e ka quajtur megaoperacionin e suksesshëm dhe mbi të arrestuarit rëndojnë akuza shumë të rënda. Operacioni është shtrirë dhe në shtete të tjera dhe pjesa më e madhe e personave të arrestuar dyshohet se bënin pjesë në grupe që merreshin me trafikimin e drogës.

Sipas Veliut, Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me njësinë për hetimin e narkotikëve dhe autoritetet policore greke, pas 10 muajsh hetime, finalizuan operacionin "Brezi i Gjelbër". Për këtë aksion kanë bashkëpunuar dhe komisariatet, Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korçë dhe Sarandë.
Mes të arrestuarve janë Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës, si dhe Adrian Xhibro, sportist që aktivizohet me ekipin e Delvinës. Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti dhe Albpetroli.
Pesë prej të ndaluarve janë edhe E. Xhibro, M. Jorgji dhe A. Zholi. Ndërkohë, mësohet se dy femra po hetohen në gjendje të lirë. Në total në 10 muajt e fundit kanë rënë në pranga 61 persona, shqiptarë dhe të huaj mes të cilëve grekë, rusë dhe rumunë.

velok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496