INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendoni se ju tradhëton? Ju duhet t’ia bëni këto 5 pyetje partnerit tuaj nëse keni dyshime

Mendoni se ju tradhëton? Ju duhet t’ia bëni këto 5 pyetje partnerit tuaj nëse keni dyshime

Publikuar më: 22:00 21-07-2018

Keni disa kohë që dyshoni se partneri po ju tradhëton, por në vend që të dilni në disa konkluzione, bëni mirë që t’i drejtoni partnerit tuaj disa pyetje dhe në varësi të përgjigjeve që ai do t’iu japë do të thotë shumë. 

1. Pse nuk mund të mos shkojmë bashkë atje?
Është një ngjarje e rëndësishme apo qoftë dhe një darkë e zakonshme me miqtë apo kolegët e punës dhe ai nuk iu thotë që ta shoqëroni? Atëherë pyetni “pse nuk do që t’ju shoqëroj unë?”


2. Mund ta shoh telefonin tënd?
Nëse ai tenton të fshehë gjithmonë celularin dhe nervozohet kur ju prekni telefonin dhe bëhet me nerva atëherë patjetër që ka diçka. Në të kundërt ai nuk do e ketë problem që t’ua lerë telefonin ju në dorë.


3.A ka ndonjë arsye se pse nuk më përkushtohesh më si në fillim?
Nëse partneri juaj ju tradheton atëherë shanset janë që ai të mos ju kushtojë shumë vëmendje dhe rëndësi, prandaj nëse ky ndryshim ka ndodhur tek marrëdhënia juaj, kjo pyetje është shumë me vend.


4. A je i gatshëm që të mbyllësh rrjetet sociale

Rrjetet sociale janë bërë mjet tradhëtie kohët e fundit, kështu që nëse ai nuk e ka problem dhe nuk heziton në këtë pyetje do të thotë që nuk ju tradhëton, sepse nuk ka çfarë të humbasë.


5. A po më tradhëton?
Dhe kjo është një ndër pyetjet e fundit dhe të drejtpërdrejta që ti i bën atij duke qëndruar me zemër të ngrirë nga përgjigja e tij. Ai mund të thotë ‘po’ ose ‘jo’, varet se çfarë doni ju tëb esoni, por ki parasysh edhe gjuhën e trupit kur ai do të kthejë përgjigje për këtë pyetje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0038189888000488