INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mendoni se Noizy nuk e përfill? Gaboheni! Ja se si i bën ''diss'' FERO-s para të gjithëve me një fjalë [FOTO]

Mendoni se Noizy nuk e përfill? Gaboheni! Ja se si i bën ''diss'' FERO-s para të gjithëve me një fjalë [FOTO]

Publikuar më: 14:38 17-06-2018

Deri ku do shkojë kjo “betejë” mes Noizyt dhe Feros? 

Noizy është një nga reperat më të mirë shqiptarë, por edhe Fero është rritur shumë profesionalisht si dhe ka fituar goxha fansa. Këtë e tregojnë edhe klikimet në këngët e tij në YouTube, mirëpo së fundmi e ka kapur keq me Noizyn.

Së fundmi është publikuar kënga “La Familia” e reperit S4MM në bashkëpunim me Noizyn, i cili në mes të rreshtave të këngën duket që i këndon kundërshtarëve, pasi thotë që “Prej 10 vitesh, jam i pari në pistë”, ndërkohë që në këngën e tij të re, Fero thotë: “Venin e parë e kam zon, lyp tjetër ven” .

E si të mos mjaftonin këto tekste, Fero ka postuar disa video në InstaStory që lidhen me këngën e dyshes S4MM dhe Noizy si dhe i ka sharë në një koncert live në Gjilan, madje ata i kanë lëshuar sërish “kunja” njëri-tjetrit me disa postime në instastory.

Në këngën e tij të re, Fero thotë: “Ju pom folni mu per kerre,ju pom folni mu per pare. Amo krejt i keni me qira”.

E ndërkohë që ky sherr i tyre po bën bujë në media, Noizy ka bërë një tjetër “diss”, pasi ka publikuar një foto me një nga makinat e tij më lukzose, Maybach, ku shkruan: No rental (jo me qera).

Shumë fansa të reperit kanë etiketuar Feron në këtë postim, si për t’i treguar që ishte një “diss” për të.

 

Article Logic
Execution time: 0.0033459663391113