INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduam se i ka të gjitha të mirat, por Kim Kardashian nuk bën dot atë që ne e dashurojmë [FOTO]

Menduam se i ka të gjitha të mirat, por Kim Kardashian nuk bën dot atë që ne e dashurojmë [FOTO]

Publikuar më: 18:44 12-09-2018

Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes. Kim ka shumë ndikim te femrat në botë dhe jo rrallë herë veshjet dhe pamjet e saj kthehen në trend.

Kim është gjithashtu shumë e suksesshme në biznes e së fundmi po flitet se ajo ose Kanye Ëest do të kandidojnë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por se sa të vërteta janë këto fjalë, mbetet për t’u parë ditët në vijim.

Kim K na ka treguar se gjithmonë përpiqet të jetë perfeksioniste në atë që bën, por paska diçka që s’di ta bëjë fare.

Në një episod të “Keeping Up Ëith The Kardashians”, Kim Kardashian po përpiqej të rregullonte marrëdhënien me motrën Kourtney, ndaj e vizitoi në kursin e kërcimit.

Por në momentin që iu kërkua t’i bashkohej skuadrës, Kim nuk pranoi në mënyrë kategorike dhe dha përgjigjen perfekte:

“Unë nuk kërcej para, unë bëj lekë.” Ajo pranoi se nuk mund të kërcejë dot dhe kjo është e vetmja gjë që nuk di të bëjë.

kard.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020041465759277