INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Menduat se është ''histori e kaluar''? NOIZY i shan akoma BABASTARS-at në koncert dhe VIDEO-n mund ta shihni këtu!

Menduat se është ''histori e kaluar''? NOIZY i shan akoma BABASTARS-at në koncert dhe VIDEO-n mund ta shihni këtu!

Publikuar më: 15:59 22-02-2019

Ashtu siç ka ndodhur në shumë vende të botës edhe në Shqipëri ka patur grupe rivale të muzikës Hip Hop dhe Rap. E dy prej grupeve më të njohura që kanë patur rivalitet me njëri-tjetrin janë pikërisht OTR dhe BABASTARS.

Madje konflikti që ndodhi para 2 vitesh bëri shumë zhurmë pasi u përdorën edhe armë.

Si pasojë mbetën të plagosur Noizy dhe anëtari tjetër i grupit OTR, Varrosi, mirëpo ata e mbyllën muhabetin dhe Noizy u pajtua me ish-anëtarin e BABASTARS, Albert Krasniqin, por mesa duket reperi ka ende inate me Babastars (dikur BabaRecords).

Në një koncert që ka mbajtur së fundmi, Noizy ka kënduar këngën e tij të vjetër “Na jena mbretër” dhe nuk e ka anashkaluar pjesën ku thotë “Fuck BabaRecords”, me gishtat e mesit lart, duke marrë edhe mbështetjen e publikut.

 

noizy from Vimeointv.al on Vimeo.

Article Logic
Execution time: 0.0040130615234375