Mesazhi kryesor në mediat e huaja për protestën e sotme janë thirrjet për të evituar një përshkallëzim të tillë të situatës.
Fox News ka përmendur paralajmërimin e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kundër dhunës që i drejtohet opozitës shqiptare lajmin e tij, duke theksuar gjithashtu edhe thirrjet qe ligjvënësit të mos e bojkotojnë parlamentin, një ngërç ky i krijuar nga korrupsioni i supozuar i qeverise siç thotë rrjeti televiziv amerikan.
Aty përcillet mesazhi i ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca i cili u takua të mërkurën me Bashën dhe ia beri të qartë se pret që në protestën e sotme të mos ketë dhunë.