INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meshkujt, apo femrat kanë më shumë dëshirë për të bërë seks? Ja çfarë thonë ekspertët!

Meshkujt, apo femrat kanë më shumë dëshirë për të bërë seks? Ja çfarë thonë ekspertët!

Publikuar më: 14:36 11-12-2018
Po flasim për një pyetje që ende nuk ka marrë një përgjigje të saktë: Meshkujt, apo femrat kanë më shumë dëshirë për të bërë seks?!
Sipas psikologut , Roy Baumeister përmes një studimi që vëzhgon zakonet seksuale midis meshkujve dhe femrave, pohon se meshkujt janë më seksualë sesa femrat. "Shumica e njerëzve të moshës nën 60 vjeç mendojnë për seksin të paktën një herë në ditë. Vetëm rreth një e katërta e grave, thonë se ato shpesh mendojnë për këtë. Si burrat dhe gratë, secili fantazon më pak, por burrat ende fantazojnë rreth dy herë më shumë",- thotë ai. Sipas intv.al ai shtoi se meshkujt duan seks më shpesh se gratë në fillim të një marrëdhënieje, por edhe pas shumë vitesh. 
Psikoterapisti, Ester Perel, thotë se arsyeja pse meshkujt duken të obsesionuar me seksin është se ata e përjetojnë atë ndryshe nga gratë. Për femrat, është më shumë një emocion. Sipas tij, meshkujt  nuk kanë nevojë të kenë aq shumë imagjinatë. Kjo nuk do të thotë që burrat nuk kërkojnë intimitet, dashurinë dhe lidhjen në një marrëdhënie. Ata, sipas intv.al e shohin rolin e seksit ndryshe. Gratë dëshirojnë të flasin së fillim, pastaj të bëjnë seks.
Për meshkujt, seksi është lidhja. Seksi është gjuha që përdorin burrat për të shprehur vullnetin e tyre në një lidhje. 
Burimi: Health24
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.00337815284729