INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mësoni se sa i ndotur është ajri në qytetet shqiptare [VIDEO]

Publikuar më: 17:00 22-02-2018

Shqiptarët mbushin mushkëritë me ajër më të ndotur se normat e lejuar të BE dhe këtë e thonë raportet vendase dhe ndërkombëtare. Më i fundit është ai i një viti më parë i publikuar nga Agjencia e Kombëtare e Mjedisit, ku rezulton se në të gjitha qytetet e monitoruara ajri nuk është në parametrat e duhur kyesisht gjatë orëve të mesditës.
Ndotësit kryesorë të cilësisë së ajrit rezultojnë pluhurat e rrugëve dhe ndërtimeve, por dhe lëndët djegëse të karburatit, që lëshojnë në atmosferë makinat dhe kjo e fundit më shumë problematike është në qytete e mëdha urbane, ku në Korçë gjatë ditëve të monitoruar bezeni ka qënë në nivele më të larta se në qytete të tjera dhe po kështu dhe dioksidi i azotit. Elementi i fundit shfaqet mjaft i lartë dhe në Berat me 99% mbi normë nga 4% që ka caktuar BE të jetë. Ndërsa në Elbasan PM 10 që gjenerohet nga pluhuri rrugëve dhe ndërtimet është mbi normë në pjesën më të madhe të ditëve të monitoruar deri dhe 2 fish.
Ndërsa Tirana edhe pse ka pësuar disi përmirësim me shtimin e zonave të gjelbëruara ende në disa pika kyçe ku dhe ka qarkullim të shumtë e të shpeshtë makinash në orë të caktuara ka ajër të ndotur deri në dy herë më të lartë se normat BE. Kjo është verifikuar kur janë analizuar normat e dioksidit të karbonit në ajër. Ndërsa agjencia në lidhje me grimca e rrezikshme të pluhurit citon në raport se ato në Tiranë janë më pak problematike se vite më parë, mbase dhe për faktin se në kryeqytet s’ka patur bum ndërtimesh dhe po mbillen masivisht pemë.

Article Logic
Execution time: 0.0030410289764404