INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mësues, prindër dhe nxënës pro dhe kundër programit të ri mësimor[VIDEO]

Publikuar më: 17:23 12-01-2018

Ankesat e disa nxënësve dhe gjyshërve për ngarkesën mësimore dhe çantat e rënda vunë në lëvizje qeverinë e cila së fundmi ka marrë një nisëm. Nga 1 shkurti në arsimin parauniversitar do të bëhen 3 lëndë në 6 orë. Edhe Ministria Nikolla ka dhënë opinioni e saj, kur tha se do të ulet mbingarkesa tek nxënësit, por dhe mësuesit do të lehtësohen.
Po gjithësesi ky ndryshim nuk është pritur mirë nga të gjithë. Disa mendojnë se kjo është e nxituar dhe s’mund të nisë në mes të vitit shkollor e kryesisht këta janë kategoria e mësuesve, që kanë bërë komente në rrjetet sociale.
“Shumë mirë e keni menduar këtë reformë, ju përgëzoj, por përse më 1 shkurt? E di sa punë i hapet mësuesve, duhet menduar pak dhe për ne, që kemi dhe angazhime, lodhje në familje. Duhet ti rinisim nga e para planet mësimore, mendoj se duhet të zbatohet në shtator, në fillim të vitit mësimor,” shkruan një mësuese.
“Ndryshimet bëhen me idenë për të liruar çantat nga librat. Shumë qesharake se disa libra mund të lihen edhe në klasë. Plus a është menduar si do jetë për mësuesit, nuk është kollaj të japësh mësim 90 min,” vijon një mësuese tjetër.
Edhe pse kryeministri tha se kjo është një nisëm e një prindi ka shumë të tjerë që s’janë aspak dakort.
“O zot, o zot çfarë po i bëjnë këtij arsimi. Po si nuk doli njeri të bëj një arsim për së mbari? Mjerë nxënësit, mjerë mësuesit do fillojnë çdo gjë nga e para. Prindërit një çmenduri. Koeficenti i inteligjencës së fëmijëve do shkojë në nivele të pa llogaritshme,” shkruan një prind.
“Vdekjen e dimë, por këtë lloj metodike për asimin se kishim dëgjuar ndonjëherë në këto 70 vjet. Me sa dimë nuk është aplikuar në asnjë vend të paktën për rreth fqinjëve tanë pa le më tutje, që nuk bëhet fjalë,” vijon një tjetër prind.

Article Logic
Execution time: 0.003136157989502