INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Meta për Ditën Botërore të Sindromës Down: ‘Sa më shumë dashuri dhe mbështetje për fëmijët e prekur’

Meta për Ditën Botërore të Sindromës Down: ‘Sa më shumë dashuri dhe mbështetje për fëmijët e prekur’

Publikuar më: 13:36 21-03-2018

Sot është “Dita Botërore e Sindromës Down” në mbështetje të fëmijëve të prekur nga kjo sindromë.

Presidenti Meta ka shprehur sensibilizimin e tij për fëmijët e prekur me anë të një postimi në facebook.

“Fëmijëve të mrekullueshëm të prekur nga Sindroma Down duhet t'ju japim sa shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri”, shprehet presidenti në postimin e tij.

Postimi i plotë:

“Të dashur miq, sot në Ditën Botërore të Sindromës Down, ndjenjat e mia shkojnë veçanërisht për fëmijët e mrekullueshëm të prekur prej saj, që japin shumë dashuri dhe që duhet t'ju japim shumë dashuri, përkujdesje e mbështetje për të zhvilluar potencialet e tyre drejt një jete të pavarur e të mirëintegruar në shoqëri. Sot një falenderim iu shkon edhe prindërve të fëmijëve me këtë sindromë dhe OJF-ve, për përkushtimin e tyre të jashtëzakonshëm.”,shkruan Meta në postimin e tij në facebook.

sgtr_34.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0031800270080566