INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ministri Xhafaj i kërkon ndihmë zyrtarit të lartë amerikan për sfidën në drejtësi 

Ministri Xhafaj i kërkon ndihmë zyrtarit të lartë amerikan për sfidën në drejtësi 

Publikuar më: 13:45 24-03-2018

Në ditën e tretë të vizitës në Uashington, ministri Xhafaj u prit në Departmentin e Shtetit nga Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe përgjegjës për Narkotikët dhe Çështjet e Zbatimit të Ligjit, James A. Walsh.

Xhafaj u shpreh i kënaqur për rezultatet që ka dhënë vetting-u deri tani, por theksoi dhe sfidën e radhës të politikës shqiptare: Ndërkohë që kjo reformë ka filluar tashmë të japë rezultatet e para në kuadrin e procesit të Vetting-ut, sfidë mbetet krijimi i organeve të reja të parashikuara nga kjo reforme.
Teksa falenderoi politikën amerikane për kontributin e dhënë në sistemin e drejtësisë, Xhafaj u shpreh se kërkon që ndihma amerikane në vijim të zgjerohet dhe njëherësh të orientohet edhe më mirë drejt realizimit të prioriteteteve të përmendura.

Sakaq, Ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan mbështeti vizionin e ministrit Xhafaj lidhur me reformimin e drejtësisë penale, duke shtuar se në këtë proces, duhet të përfshihet edhe sistemi i burgjeve.

“Ju keni një strategji dhe qasje të shkëlqyer sa i takon luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, integritetit të Policisë dhe Policimit në Komunitet. SHBA do të vazhdojë me vendosmëri të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt BE. Departmenti i Shtetit do t’ju mbështesë duke zgjeruar dhe riorientuar ndihmën e tij teknike dhe financiare, me qëllim që t’ju përgjigjet realizimit të prioriteteve tuaja me shumë rëndësi për forcimin e zbatimit të ligjit”, nënvizoi zyrtari Walsh.

Article Logic
Execution time: 0.0036530494689941