INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Minutë pas minute/ Përfundon protesta e opozitës para Parlamentit, Basha tërheq protestuesit [FOTO]

Minutë pas minute/ Përfundon protesta e opozitës para Parlamentit, Basha tërheq protestuesit [FOTO]

Publikuar më: 16:50 26-02-2019

Opozita ka thirrur sot në orën 17:00 një protestë para Parlamentit në një kohë kur do të zhvillohet dhe seanca plenare. Ndërkohë policia ka marrë edhe masat për të siguruar vijimësinë normale të saj.

Një numër i madh efektivësh janë vendosur tek Kuvendi, ku ndodhen dhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë por edhe të Gardës. Ndërsa FSHN është stacionuar brenda rrethimit të xhamisë dhe Kuvendit.

20:00-OSBE: Dhuna nuk është përgjigja për problemet e Shqipërisë 

19:55- Përfundon protesta e opozitës para Parlamentit 

19:45- Basha-Ramës: Sulmove me lëndë kimike fëmijët dhe gratë shtatzënë, do përgjigjesh!

19:30- Thyhen xhamat e makinës së shefit të Trafikut Urban, Taulant Gjoka. 

19:20- Protestuesit ulen këmbëkryq para Parlamentit: Nuk largohemi

19:05- Policia nxjerr makinën ujë hedhëse, protestuesit rikthehen sërish para Kuvendit

ga.png

 

19:00- Protestuesit nuk largohen: Eja mblidhuni këtu këtu! 

18:55- Kryemadhi: Hidhni gazlotsjellës, por s’do na ndaloni

18:50- Policia e Shtetit i bën thirrje protestuesve: ''Ndaloni veprimet e dhunshme, do të zbatojmë ligjin''

18:35- Paloka: Ose të fitojmë, ose të kthehemi në skllevër të Ramës

18:30- Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor, Policia lëshon gaz lotsjellës

18:25- Ka përplasje, protestuesit çajnë kordonin policor 

18:20- Protestuesit ndezin blitz-at e telefonit

msgj.jpg

 

18:15- Policia thirrje protestuesve: Jo dhunës, do përgjigjemi

18:00- Nora Malaj shpërthen në lot para Parlamentit: Shqipëria është e jona, e duam pa Edi Ramën

17:55- Kryemadhi: Parlamenti do rrethohet çdo seancë

17:45- Pas Klosit, protestuesit përplasen me deputetin e PS-së, Paulin Stërkaj

17:40- Gramoz Ruçi: PS-së i shtohet një tjetër deputet

17:35- Para Parlamentit hidhen kapsolla, dhe digjen goma: Rama ik!

ednc.png

 

17:30- Shpëtim Idrizi apel Ramës: Burrat dinë ta lënë pushtetin dhe jo si ti, sot shqiptarët duan zgjedhje, demokraci dhe liri që t’i qeverisim më mirë

17:25- Basha apel policëve në protestë: Bëni detyrën,arrestoni hajdutët

17:20- Kryemadhi: Do jemi këtu sa herë Rama do të mbledhë seancat e krimit në parlament!

17:15- Protestuesit hedhin shashka në drejtim të Parlamentit

shj.jpg

 

17:10-  Ato karrige nuk përmbajnë asgjë sepse pushteti i takon popullit. Fundi i ka ardhur klikës kriminale. Ora e të vërtetës ka ardhur

17:05- Basha dhe Berisha i bashkohen protestuesve

17:00- Incident para Parlamentit, protestuesit sulmojnë ministrin Klosi, ndërhyn Garda e Republikës. 

MHT.jpeg

 

16:50- Hidhen tymuese e molotov tek parlamenti ku ka nisur protesta e thirrur nga opozita.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036110877990723