INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MINUTË PAS MINUTE/ Protestë dhe Parlament nën efektin e shashkave

MINUTË PAS MINUTE/ Protestë dhe Parlament nën efektin e shashkave

Publikuar më: 11:15 21-03-2019

Paralelisht me seancën parlamentare, opozita po zhvillon protestën e radhës para Kuvendit të Shqipërisë.
Protestuesit bëjnë thirrje kundër qeverisë, si dhe mbajnë pankarta në duar dhe flamuj kombëtar.

ORA 15:10/ Pas 5 orësh, mbyllet protesta e opozitës.

ORA 14:48/ Zhvendosen protestuesit, largohen nga Drejtoria e Policisë, nisen drejt Selisë së Partisë Demokratike

ORA 14:43/ Përmes një postimi në Twitter Lleshaj fton qytetarët të mbështesin policinë. Ministri Lleshaj, në postimin e tij thekson se protesta të tilla mund të sjellin vetëm një rezultat, pengesën në luftën ndaj krimit.

ORA 14:36/ Monika Kryemadhi: Policia ka arrestuar 14 adoleshentë. Do të rrimë këtu deri sa ti lirojnë. Lleshaj është bërë shumë qesharak.

ORA 14:15/ Kryemadhi, Noka dhe Gazment Bardhi hyjnë në ambientet e Drejtorisë së Policisë

monikkaaa.jpg

ORA 14:14/ Basha reagon sërish në Facebook: Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #shqiperiasieuropa".

ORA 14:00/ "Lironi çunat tanë! Lironi çunat tanë!" Këto janë thirrjet e protestuesve të shumtë që ndodhen në këto momente përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

ORA 13:41/ Forcat e policisë zhvendosen pas protestueseve

ORA 13:30/ S'postohet protesta nga Kuvendi, protestuesit po zhvendosen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pasi sipas tyre janë arrestuar disa protestues. Ata po shkojnë për të kërkuar lirimin e tyre

zhvendosen.jpg

ORA 13:00/ Protestuesit thirrje për policët: Hiqni kapelet dhe bashkohuni me ne

ORA 12:24/ Në këto momente, kur ka kaluar më shumë se 2 orë e gjysmë nga protesta, disa prej protestuesve janë parë të ulen para Parlamentit. Ky veprim i tyre është lexuar si një mesazh qëndrese, se ata do të ulen e do të rrinë gjatë aty.

ulen_kembekryq.jpg

ORA 12:10/ Lëndohen nga shashkat dy efektivë policie

ORA 11:58/ Policia paralajmëron: Në rast se për 5 minuta nuk merren masa për mos hedhjen e kapsollave policia do të ndërhyjë për të shpërndarë protestuesit

ORA 11: 54/ Herë pas here situata tensionohet para parlamentit. Ka përplasje mes protestuesve dhe policisë. Policët vendosën maska gaz lotsjellës, por ende nuk është përdorur gazi lotsjellës. Nga ana tjetër protestuesit po hedhin  shashka dhe tymuese

kordoni.jpg

ORA 11:20/ Paloka: Rama i ka ditët e numëruara në qeveri

ORA 11:15/ Vijon përplasja mes protestuesve dhe policisë jashtë ambientit të Parlamentit

ORA 11:06/ Policia hedh gaz lotsjellës

ORA 10:53/ Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë para Kuvendit, policia afron makinën me ujë.

ORA 10:49/ Mungon Basha, në protestë merr pjesë bashkëshortja e tij

ORA 10:48/ Demokrati Salianji: Po të duam për dy minuta hym në Parlament

ORA 10:45/ Kryemadhi: Sulmi i Ralf Gjonit nga regjisori Edi Rama

ORA 10:30/ Protestës i bashkohet ish-kryeministri Sali Berisha

ORA 10:27/ Policia thirrje Gazmend Bardhit: Z.Bardhi, në mes të protestuesve keni njerëz që mbajnë maska. Si organizator i tubimit ju bëjmë thirrje të merrni masa për largimin e tyre nga tubimi

ORA 10:10/ Betimi i tre deputetëve të rinj, Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Eneda Koçiraj.

ORA 09:54/ Protestës i janë bashkuar edhe banorët e Astirit, të cilët u përplasën me forcat e policisë në hyrje të pedonales. Ata shoqërohen nga ish deputeti demokrat Klevis Balliu

ORA 09:40/ Mblidhen protestuesit e PD

ORA 09:36/ Deputeti i LSI, Ralf Gjoni sulmohet me bojë tek dera e shtëpisë

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713