INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Miriam Cani bëhet nostalgjike! Kujton momente nga koha kur intervistonte Alban Skënderaj[VIDEO]

Miriam Cani bëhet nostalgjike! Kujton momente nga koha kur intervistonte Alban Skënderaj[VIDEO]

Publikuar më: 12:30 22-03-2018

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj padyshim që mund të konsiderohen si një ndër çiftet më të dashur të showbizz-it shqiptar.

Jo vetëm partnerë në jetë, por edhe në realizimet artistike ku së fundmi prezantuan për publikun këngën me titull “Dhurata”, këngë kjo kushtuar vogëlushes së tyre Ameli.

Mesa duket Miriami është bërë pak nostalgjike dhe ka vendosur të kujtojë kohën me një postim në Instagram kur ajo jetonte në Gjermani dhe drejtonte emisionin “E Clips New Talent Show”, ku në një puntatë të ftuar kishte bashkëshortin e saj Albanin.

“Kur bënim sikur nuk njiheshim…10 vite më parë në emisionin tim “E Clips New Talent Show”, ka shkruar Miriami, ndërsa çifti shihet ndryshe nga se jemi mësuar t’i shohim së fundmi.

Miriami me një stil tejet sportiv dhe Albani me modelin e gjatë të flokëve ndryshe nga sa i shikojmë sot.

Sido që të jetë ëmbëlsia nuk ka munguar dhe nuk mungon në dyshen Alban Skënderaj dhe Miriam Cani.

Article Logic
Execution time: 0.0040121078491211