INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mitrovicë, ekzekutohet me 4 plumba lideri i serbëve

Mitrovicë, ekzekutohet me 4 plumba lideri i serbëve

Publikuar më: 10:46 16-01-2018

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, është plagosur gjatë të shtënave të regjistruara mbrëmjen e djeshme në Veri të Mitrovicës.

Mediat kosovare raportojnë se Ivanoviç nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.

“Novosti” në Beograd raporton se persona të panjohur kanë shtënë me 4 plumba ndërsa ai po hynte në ambientet e partisë së tij.

Mediat raportojnë se në vendngjarje janë gjetur katër gëzhoja si dhe është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet të jetë e autorëve.

Oliver Ivanoviç u dënua disa herë me paraburgim nga viti 2014 pasi akuzohej për krime lufte ndërsa në 2017 u la i lirë.

Kujtojmë se lideri i serbëve gjatë një deklarate për shqiptarët është shprehur se Serbia i ka nënçmuar pa ta drejtë.

Pas lajmit të vrasjes së tij Serbia ka ndërprerë bisedimet në Bruksel ndërsa presidenti Vuçiç në mesditë ka thirrur një takim urgjent të Këshillit të Serbisë.

Article Logic
Execution time: 0.0035650730133057