INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mjete të forta e shashka gjatë fjalës së tij, Basha: Mos e prekni policinë, Ramës i erdhi ora e largimit

Mjete të forta e shashka gjatë fjalës së tij, Basha: Mos e prekni policinë, Ramës i erdhi ora e largimit

Publikuar më: 19:27 02-06-2019

Gjatë kohës që Basha po mbante fjalimin e tij para kryeministrisë, protestuesit kanë nisur të godasin sende të forta drejt këtij institucioni. Një grup protestuesish kanë qëlluar fillimisht me gurë dhe kanë hedhur shashka drejt kryeministrisë.

Më pas kanë hedhur flakadanë ndërsa një grup tjeter është përplasur me policinë duke shqyer gardhin metalik para kësaj godine. Sekretari organizativ Sahit Dollapi ka qëndruar në krye te protestuesve dhe herë pas herë tentoi të shtyjë pas protestuesit e irrituar.

Ndërkohe gjatë këtyre incidenteve, Basha iu bëri thirrje militanteve që të mos prekin policinë dhe të mos ushtrojnë dhunë ndaj tyre.

“Vëllezër e motra mos lëndoni asnjë officer dhe efektiv policie. Mos prekni asnjë officer policie. Vëllezër dhe motra, mos I prekni me dorë, sepse hiq dy a tre servilë të inkriminuar. Edhe pse buzët e tyre nuk e thonë dot, mendjet e tyre e mendojnë. Unë I njoh këta burra dhe gra, kam punuar me ta, kemi mundur drogën, kemi hequr vizat. Ata nuk flasin por shpirti I tyre këndon: Rama Ik”

“Bashkim i paparë asnjëherë. Jemi mbledhur dhe kemi kthyer në sukses këtë energji e vendosmëri. Dua t’ju shpreh mirënjohjen time, por kam nderin e privilegjin t’ju shpreh mirënjohje në emër të gjithë shqiptarëve për këtë Asamble të paparë e të padëgjuar të lirisë e demokracisë. Të mbledhur kaq të vendosur të prere që sot ushton për ta dëgjuar e gjithë bota, Rama ik. Ky bashkim popullor, është bashkimi i shqiptarëve të vjedhur, të shtypur, të dhunuar, të nëpërkëmbur të mashtruar, tradhtuar nga një bandë kriminale që nuk mund të jetë qeveria e shqipërisë dhe një kryehajdut, i të gjitha kohërave. Le ta dëgjojë deri në bunker zërin tuaj, vendimin tuaj : Rama ik..

Sot endet nëpër Shqipëri kufoma politike e njeriut më të urryer që nga diktatura. Rama është njeriu që u kap duke vjedhur votat e shqiptarëve me banditët më famëkeq, sot duhet të ishte para drejtësisë, për vjedhjen e pushtetit që ju takon ju e do ta merrni mbrapsht me cdo kusht e cdo çmim. Rama ik është sot kushtrim i vogëlushëve nga Saranda në shkodër, Durrës e Tiranë, shkolla e kopshte, Rama ik është te cdo fëmi që sot jeton në pamundësi ekonomike se Rama i mbylli bizneset prindërve, i largon nga vendi i tyre në kurbet në kërkim të një pune. Sot kushtrimi juaj është kushtrim i gjithë fëmijëve të Shqipërisë, rinisë shqiptare, që e ka mbushur këtë shesh me energjinë më të madhe e mahnitëse, që ka parë Europa. Ju shpresë e këtij vendi, brezi i parë europian i shqiptarëve, e ka bërë të pamundur, jetën për ju duke ju detyruar të ballafaqoheni me krizën më të lartë të arsimin, punësimit, ju ka zbehur cdo ëndërr. Rama ik, është në buzët e rinisë shqiptare, sepse Rama shet gjithçka për pasurinë e tij.

Bashkë me ta janë edhe pedagogët, elita e mendjes dhe shpirtit të shqiptarëve që janë trajtuar nga Rama si armiq, se janë të dashuruar me dijen e duan ta cojë Shqipërinë para drejt Europës.’ u shpreh më parë Basha.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035538673400879