INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Morena Taraku në qendër të vëmendjes. Kush fshihet pas jetës së saj luksoze? Kjo është çështja, zbulojeni...

Morena Taraku në qendër të vëmendjes. Kush fshihet pas jetës së saj luksoze? Kjo është çështja, zbulojeni...

Publikuar më: 17:03 19-10-2017

E bukur dhe me shumë stil, gjithmonë në hap me brendet më të njohura botërore.

Shumica e këngëtareve fitojnë shumë nga profesioni i tyre, mirëpo asnjëra nga to, nuk ka arritur që të spikas në çdo paraqitje si Morena Taraku. Ajo është Miss Kosova e vitit 2010, dhe prej atëherë së paku duket të jetë një nga femrat më të pasura të showbizz’it shqiptar. Ndërkohë që dihet se një nga bizneset e saj ishte një butik i cili tashmë është i mbyllur,  sepse rrobat e saj shiteshin shtrenjtë për xhepin e një kosovari të zakonshëm. Nga po i pikin të gjitha këto pare. Parat e kujt janë mbrapa këtij standardi të Tarakut? Shkruan Express.

Të nisim nga këndimi dhe videoklipet e saj. Që prej vitit 2014 ajo solli 5 projekte, ku ndër të parat ishin kënga “Off” dhe “My Love’’ të cilat arritën rreth 500 mijë klikime në YouTube, transmeton gazetablic.“Lule” dhe “Amore’’ me 3.8 milionë klikime gjithsej, dhe si ‘më e sukseshmja’ ishte bashkëpunimi me rep artistin Stresi në këngën ‘Ki me bo ‘ me gjithsej 7.5 milionë klikime, dhe “Inat’, me 3.3 milionë klikime, transmeton gazetablic.

Në opinion janë shpërndarë thashetheme të llojllojshme në lidhje me pasurimin e shpejtë të saj. 

Jeta e saj luksoze shikohet që nga makina e saj luksoze ‘Porche Panamera’ që kap vlerën e rreth 65 mijë eurove, e deri tek garderoba e saj që përfshin markat si ‘’Louis Vuitton’, ‘Fendi’, ‘Chanell’, ‘Roberto Cavalli’, ‘Gucci’, ‘Prada’ prej të cilave vetëm një çantë dore arrin çmimin deri në 4 mijë euro. Përpos këtyre, nuk i mungojnë, as pushimet ekstravangante, në vendet më ekzotike të botës.

Vallë kush është burimi i gjithë kësaj pasurie? Vetëm muzika? Apo butiku i saj i rrobave që është mbyllur tashmë?

m5.jpg143276.jpgmorena-1.pngmorena.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035440921783447