INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e besoni po deshët! Trendi më i ri në Londër: meshkujt shtatzanë [FOTO]

Mos e besoni po deshët! Trendi më i ri në Londër: meshkujt shtatzanë [FOTO]

Publikuar më: 19:14 13-06-2018

Nëpër sfilata të modës jemi mësuar të shohim kreacione dhe shfaqje të ndryshme, por që na kanë lënë shumë të habitur. Gjatë javës së modës jemi çuditur me atë që dizajnerët kishin vendosur të na prezantonin. I tillë është rasti i stilistit anglez ‘Xander Zhou’, i cili nuk është i interesuar të qëndrojë në koherencë me trendet e fundit, por ai thjesht dëshiron që të tregojë një histori dhe të komunikojë me audiencën përmes modës. 

Për koleksionin e tij të fundit ‘Pranverë 2019’ ai e la imagjinatën e lirë dhe udhëtoi drejt të ardhmes , në një botë plot ngjyra, e mbushur me krijesa miqësore, krijesa jashtëtokësore të njohura për autenticitetin e tyre dhe dhunti për veshjet me stil.

Në një të ardhme të hartuar nga Zhou, burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta dhe kufijtë midis gjinisë të zhduken plotësisht. Kjo është arsyeja pse ai vendosi që gjatë sfilatës të parakaloin modelë meshkuj shtatzanë veshur me veshjet e këtij koleksioni dhe me proteza në formën e barkut të grave shtatzëna.


Qëllimi i gjithë kësaj sfilate dhe koleksioni ka qenë promovimi i feminizmit.

gettyimages-972566322-1528745394.jpg

gettyimages-970884978-1528745483.jpg

gettyimages-972565944-1528745458.jpg

gettyimages-972565940-1528745424.jpg

gettyimages-972566016-1528745357.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0039310455322266