INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e humbisni horoskopin ditor. “Paska plas fati gjithandej”

Mos e humbisni horoskopin ditor. “Paska plas fati gjithandej”

Publikuar më: 13:44 24-10-2017

Horoskopi ditor.

DASHI

Për shkak te nervozizmit tuaj mund te lindin konflikte dhe mosmarrëveshje te shumta sot me partnerin. Nuk do toleroni ne asnjë pike dhe kjo do e përkeqësoje situatën. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe për personin ideal. Dita e sotme nuk është e duhura. Financat do jene pika juaj me e dobët. Nuk do arrini dot t’i mbani ato te stabilizuar sepse do shpenzoni pa masë.

DEMI

Mos u tregoni shume dominues sot ne jetën tuaj ne çift sepse kjo mund te nxite debate me partnerin. Te dy jeni te barabarte dhe keni te drejte te shpreheni ashtu si mendoni. Beqaret duhet te bëjnë me tepër durim nëse duan te gjejnë një person me te vërtete interesant. Financat do marrin drejtimin e duhur. Po vazhduat kështu shume shpejt do keni përmirësime te mëdha.

BINJAKET

Kokëfortësia juaj ne jetën ne çift mund te sjelle probleme serioze me atë qe keni ne krah. Toleranca është një virtyt shume i vlerësuar, kështu qe mundohuni edhe ju te tregoheni te tille. Beqaret do njihen me shume persona. Shikojeni me kujdes secilin sepse ndërmjet tyre fshihet gjysma juaj. Fale ndihmës se Neptunit situata financiar do filloje te përmirësohet.

GAFORRJA

Venusi do iu influencojë së tepërmi sot ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni momente te këndshme me partnerin, por njëkohësisht do gjeni edhe kohe për familjen dhe miqtë. Beqaret do nisin aventura afatshkurtra, ndërsa dashuria e madhe do dhe pak kohe te mbërrije. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme. Situata e vështire do te marre fund.

LUANI

Pas disa ditëve jo shume te përshtatshme për jetën ne çift sot do arrini te vendosni komunikimin me partnerin. Do i kushtoni me shume kohe atij dhe do ndiheni me mire. Beqaret do jene tërheqës dhe magnetike. Do arrini te bëni për vete cilindo qe do iu pëlqeje. Mjedisi planetar do i influencoje pozitivisht financat. Ju do jeni me te qarte për ato qe duhet te bëni.

VIRGJERESHA

Marrëdhënia juaj me partnerin do filloje te behet me serioze gjate kësaj dite. Do mendoni për një te ardhme se bashku dhe kjo do iu mbushe me optimizem. Edhe beqaret do jene te favorizuar ne dashuri. Nje person interesant do iu beje propozimin me te bukur qe mund te kishit menduar. Financat do jene te mira. Beni shpenzimet qe kishit menduar.

PESHORJA

Disa planete do e mbrojnë jetën tuaj ne çift nga çdo rrezik i jashtëm, por disa te tjerë do mundohen t’ua prishin harmoninë. Tregohuni shume te kujdesshëm dhe mos u nxitoni për asgjë. Beqaret duhet ta lenë veten te lire edhe sikur t’iu jepet mundësia për takime. Gjithçka do ndodhe ashtu si është planifikuar. Ne planin financiar tregohuni vigjilente dhe mos shpenzoni kuturu.

AKREPI

Sot do bëni çmos qe ta mbani te ndezur pasionin ne çift. Do e përkëdhelni partnerin pa pushim dhe do tregoheni te gatshëm t’ia plotësoni çdo dëshire. Lum ai qe iu ka ne krah. Beqaret edhe pse kane kohe qe kërkojnë dashurinë nuk do e gjejnë as sot. Nëse shpenzoni pa mase, situata financiare do kete tronditje te mëdha. Shmangni momentet kritike qe mund t’iu kushtojnë shtrenjtë.

SHIGJETARI

Pas një periudhe me debate dhe tension ne jetën në çift, sot do qeni qetësinë e shumë kërkuar. Është   Venusi ai qe do iu japë mundësinë te sqaroni çdo mosmarrëveshje. Beqaret do jene me te privilegjuarit ne dashuri. Jo vetëm qe do kenë takime, por mund te ndodhin edhe dashuri me shikim te pare. Ekuilibri financiar do mbetet i qëndrueshëm, mos u shqetësoni aspak.

BRICJAPI

Nëse doni qe gjerat te shkojnë mire me partnerin, duhet t’i shprehni me shume ndjenjat sot. Edhe ata qe kane pasur mosmarrëveshje mund ta përmirësojnë situatën po shtuan dozat e komunikimit. Beqaret do jene seksuale dhe do e bëjnë shume shpejt për vete personin qe kane pëlqyer prej kohesh. Situata financiare do filloje te përmirësohet dalëngadalë.

UJORI

Beni kujdes sot ju qe jeni ne çift. Mos kërkoni gjate gjithë kohës te jeni te pavarur dhe te bëni gjithçka qe mendoni. Pyeteni partnerin para se te hidhni ndonjë hap nëse nuk doni te keni debate me vone. Jupiteri do jete planeti qe do i ndihmoje beqaret ne jetën sentimentale. Priten te reja interesante. Ne planin financiar do tregoheni kokëforte dhe do shpenzoni pa limit. Problemet do vijnë shpejt.

PESHQIT

Jeta ne çift do jete e qete dhe pa asgjë te veçante gjate kësaj dite. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe nuk do keni as mosmarrëveshjen me te vogël. Beqaret do jene më me fat dhe do përjetojnë emocione te forta. Personi qe keni ëndërruar prej kohesh do behet pjese e jetës suaj. Ne planin financiar duhet te bëni shume kujdes. Mbrojuni edhe nga hajdutet qe do jene te shumte.

Article Logic
Execution time: 0.0033049583435059