INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos e provoni cigaren, 3 në 5 persona kthehen në duhanpirës të rregullt [VIDEO]

Mos e provoni cigaren, 3 në 5 persona kthehen në duhanpirës të rregullt [VIDEO]

Publikuar më: 13:16 10-01-2018

Të paktën 3 në 5 persona që e provojnë cigaren për herë të parë kthehen në duhanpirës të përhershëm, raporton një studim i fundit.
Studimi i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar ka analizuar përgjigjen e 215.000 personave nga Britania, Australia, dhe Zelanda e re.
Nga përgjigjet rezulton se të paktën 60% e personave të pyetur e kishin provuar cigaren, dhe pothuajse 69% treguan se nga ajo herë e parë që e kishin pirë ishin kthyer në duhanpirës të përditshëm.
Profesori i psikologjisë klinike dhe udhëheqësi i kërkimit Peter Hajk ka deklaruar se përfundimet e këtij studimi i orientojnë ekspertet drejt parandalimit të konsumit të duhanit për herë të parë se sa rrallimit të tij.
Dhe sipas Hajk ata që eksperimentojnë më shumë janë adoleshentet prandaj vëmendja duhet të jetë tek ata.
Shifrat e qendrave për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve në SHBA tregojnë se 9 në 10 fëmijë nën moshën 18 vjeç e kanë provuar të paktën njëherë cigaren.
Ndërsa në Angli të dhënat tregojnë se përgjatë 2016, 19% e grupmoshës 11-15 vjeç kishin provuar cigaren.

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709