INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos kini komplekse vajza! Meshkujt e lidhur me një femër të tillë janë 10 herë më të lumtur!

Mos kini komplekse vajza! Meshkujt e lidhur me një femër të tillë janë 10 herë më të lumtur!

Publikuar më: 19:48 05-12-2018

Jeta do ishte më e thjeshtë nëse do të kishim një fletë me përgjigjet e çdo problemi që ne kemi apo të na thotë se si të veprojmë në situata të veshtira. Shumë është shkruar për marrëdhëniet në çift, por ama shumë do të vazhdojë të shkruhet. Gjithmonë do të ketë gjëra të reja për t’u thënë, pasi çdo marrëdhënie është e ndryshme nga njëra-tjetra, por në thelb mbeten të njëjtat problematika.

Dhe nuk e mohojmë dot që paraqitja ka shumë rëndësi për partnerin dhe kjo nuk ka pikë dyshimi.

Madje, sipas një studimi të fundit, meshkujt të cilët kanë partnere më të mbushura, qeshin më shpesh dhe janë dukshëm më të lumtur sesa meshkujt që kanë partnere më të imta.

Shkencëtarët e National Autonomous University në Meksikë kanë studiuar qindra çifte dhe kanë arritur në përfundimin interesant: meshkujt partneret e të cilëve janë më të plota janë 10 herë më të lumtur se meshkujt e tjerë.

Sipas studimit, femrat e dobëta shpesh janë më të rezervuara, më shumë të përqendruara në dukjen dhe janë më pak ekspresive, gjë që ndikon edhe në marrëdhënien e tyre.

Nga ana tjetër, femrat më të shëndosha i zgjidhin më lehtë problemet dhe konfliktet me partnerin.

Article Logic
Execution time: 0.0034260749816895