INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION SMART MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u dëshpëro!

Mos u dëshpëro!

Publikuar më: 09:35 19-09-2018

Dielli perendon duke i lene vend nates e pastaj nje dite te re. Na tregon, qe cdo gje qe largohet nuk kthehet me. Vitet ikin duke mos kaluar dy here ne te njejtin vend. Njerezit lindin, jetojne per te fikur gjithcka ne fund, me vdekje.
Jetojme?! Si? Ku? Pse?

Askush nuk di t'i jape nje pergjigje precize. Jetojme ate, qe na e fali dikush e qe pas nje kohe do na e marre perseri. Vazhdojme nje kalvar te nisur qe ne lindje duke u ndeshur me kohe, vende dhe me njerez te ndryshem. Falim emocione, marrim te tilla. Ne fund te dites cdo gje e ka nje balance. Madje edhe vete bota eshte ne balance. Ashtu sic eshte e mira dhe e keqja, asnjera nuk eshte as me shume e as me pak se tjetra.

Ashtu eshte edhe gezimi me hidherimin; e bukura dhe e shemtuara; lumturia dhe dhimbja; jeta dhe vdekja.
Gjithcka eshte nje 2-sh universal.

Asnje nga ne nuk ka pasur mundesine te zgjedhe vendin ku ka lindur, prinderit dhe as komshinjte, por gjithsecili ka absolutisht mundesine te zgjedhe me ke rri, me ke ha, me ke pi, me ke del... etj etj. Te vendosesh te jesh i lumtur eshte dicka absolutisht e pamundur, por te zgjedhesh te rrish me njerez qe te bejne te lumtur, kjo po qe eshte e mundur. Te gjithe ne kemi momentet tona: ato te lumturat, ato te vetmuarat, ato te stresuarat, te depresuarat, te cmendurat e me the e te thashe. Ne te gjithe keto momente, je ti ai qe zgjedh me ke t'i ndash, por jo gjithkush eshte aq i duruar sa t'i mbaje te gjitha keto. Me sakte nuk ekziston nje njeri i tille. 

Me kalimin e viteve edhe vete njerezit kane ndryshuar. Klasat jane shperbere e kane marre nje forme te prere. Gjithcka eshte bere nje lufte per mbijetese duke gryre ndjenjat, qetesine, frymore dhe jofrymore. Gjithcka funksionon sipas nje rregulli: "ne fillim une, pastaj ti".
Kjo eshte jeta, nje lufte me viktima, te harruar dhe te kujtuar pergjithmone.

Por ti zgjidh te jetosh ate, qe ty te eshte caktuar, duke u mbajtur mbi ate cfare je, duke u kujdesur per lumturine tende, duke pare me syte e tu e duke jetuar per te bere te lumtur ate qe ndodhet brenda teje! Largohu nga cdo gje qe e vjedh lunturine nga krahet e tu! Vetmia eshte me e mire se prania e njerezve qe te bejne te ndjehesh keq, sepse ne fund nuk ke askend per te fajesuar.
Ne fund te fundit eshte jeta jote, zgjedhja jote, shpirti yt, qe nje dite do largohen ashtu sic erdhen, vetem.

Zgjidh te jesh i lumtur dhe i tille do jesh, per aq kohe se lumturia luhet ne mendjen tende! Leri njerezit te lire, kush te do, do jete gjithmone aty per ty edhe kur ti je njeriu qe nuk e do me jeten tende, kush nuk te do, do perfitoje nga kjo liri. Por ti zgjidh te jesh thjesht TI!

Falenderojmë Ida Nurçen për shkrimin e publikuar në intv.al.

radio TV

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.003986120223999
    array(1) { ["section"]=> string(20) "mos-u-deshpero-72178" }