INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mos u lodhni më! Meshkujt e duhur për tu martuar i përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit

Mos u lodhni më! Meshkujt e duhur për tu martuar i përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit

Publikuar më: 22:56 15-11-2017

Cilat shenja të horoskopit mund të jenë bashkëshortët më të mirë, bazuar nga karakteristikat e tyre? Disa me mblesëri, disa me dashuri, por të gjithë janë pak skeptikë kur bëhet fjalë për momentin final të martesës. Mirëpo një ndihmë të madhe këtu e jep edhe horoskopi. Astrologët kanë veçuar tre nga shenjat e horoskopit që kanë vetitë më të mira që një femër do donte të kishte bashkëshorti i saj.

Ujori
Nëse jeni në kërkim të një personi romantik që të jetë sa delikat aq edhe i ndjeshëm, ju duhet një partner Ujor. Ai është ideali pasi do mundohet me sa të mundet t’ua plotësojë dëshirat dhe nga ana tjetër, në çdo situatë do jetë i ndershëm, i hapur dhe besnik. Të vetmet gjëra ku mund t’i kapësh Ujorët është ndjeshmëria dhe kokëfortësia e tepërt, por këto nuk janë arsye për të mos i dashur.
Luani
Duke qënë liderë të lindur, luanët janë partnerët idealë për femrat kurajoze. Nëse krijoni një lidhje me një luan, ai ju bën pjesë të pasionit dhe kreativitetit të tij. Mashkulli i kësaj shenje do gjithmonë që gjërat t’i ecin si dëshiron ai dhe ndonjëherë është e vështirë të kuptohesh me të, megjithatë mos u dekurajoni pasi një partner aq bujar sa ai nuk keni për të gjetur. Të jeni të sigurtë se ai do luftojë gjithmonë përkrah jush dhe nuk do ndalet derisa të arrijnë më të mirën për ju. Nga ana tjetër, partneri Luan është pasionant, argëtues dhe autentik.
Akrepi
Nëse kërkoni dikë që t’i besoni, mashkulli akrep dhe ai që ju duhet. Përveçse partner ai do dijë të jetë gjithmonë një mik perfekt që do dijë t’iu mbështesë kurdoherë dhe nuk do ua nxjerrë sekretet. Edhe pse një mashkull akrep i duhet pak kohë që të bjerë në dashuri, kur arrin të dashurojë një femër, i qëndron besnik dhe i përkushtohet përgjithmonë. Një partner i tillë është edhe mjaft seksual e pasionant. Intimiteti për të është i rëndësishëm, por gjithashtu inteligjenca dhe ndershmëria e personit që do ketë në krah. Nëse tregoheni të tillë do e keni mashkullin akrep në krah deri në vdekje.

Article Logic
Execution time: 0.0036449432373047