INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosbindja Civile, Balla: Thirrja e paligjshme, Basha në fund të karrierës politike

Mosbindja Civile, Balla: Thirrja e paligjshme, Basha në fund të karrierës politike

Publikuar më: 12:52 03-04-2018

Kryetari i Grupit Parlammentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me thirrjen e opozitës për të shkuar drejt mosbindjes civile.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Balla tha se ëshët e paligjshme që një politikan të bëj thirrje që të mos paguhen taksat duke cilësuar se Basha është në fund të karrierës politike.

Sipas tij treshja Berisha-Basha-Kryemadhi nuk e mirëpresin 17 prillin kur pritet një lajm i mirë për integrimin e vendit.

Balla u shpreh se është e pa imagjinueshme që dy parti të dalin në krah të elementëve kriminalë.

Deklarata e plotë e Taulant Ballës.
“Është e paligjshme që një politikan bën thirrje që të mos paguhen taksat, kur mbi bazën e tyre funksionon buxheti, shkollat, spitalet, etj. Megjithatë në papërgjegjshmërinë e vet të Lulëzimit, halli i madh e ka zënë, disa fatalitete që e presin lidershipin e PD, cështja e financimit rus. Hetimi po ecën dhe Basha nuk duhet të vonojë për të dhënë dëshmi. Në 17 prill presim një lajm të mirë për integrimin dhe sjellja e opozitës ka të bëjë me pritshmëritë, që komisioni do të rekomandojë hapjen e negociatave pa asnjë kusht, por nuk është një lajm i mirë për treshen Berisha-Basha-Kryemadhi.

Procesi i reformës në drejtësi po ecën përpara dhe shqetësimi i treshes nuk ishte taksa e Rrugës së Kombit, por kundërvenia ndaj procesit të Reformës në Drejtësi dhe Vettingut, referimet për rastin e parë dhe të tjerët që do të shkojnë në fund. Rasti i dhunës kundër pronës publike apo private duhet të dënohet nga të gjithë. Një parti që vërshon të përdorë këtë rast për skenarë të mburojës që PD ka për hallet e veta nuk i bën mirë Shqipërisë. I bëj thirrje PD, dhe pozicionimit momental të LSI, që në 2016 ishin pro tarifës së kalimit në atë rrugë, madje firmëtarët, tani na janë pozicionuar në krahun tjetër.

E pa imagjinueshme që dy parti shkojnë në dyert e komisariateve për të dalë në krah të disa elementëve, 1/3 rezultojnë me të shkuar kriminale, nga trafik droge, te vjedhjet dhe dhuna. Dy parti që marrin përsipër të bëjnë avokatinë e tyre.

Sjellja për mosbindjen civile? Pasi banorët e Kukësit të kuptojnë që për ata ka trajtim të veçnatë përmes një abonoje, kjo është përpjekje për t’u përdorur për qëllime politike. Pas dy javësh është momenti më i rëndësishëm i 10 viteve. Basha është në fund të karrierës politike dhe po mundohet të bëjë dëm Shqipërisë. Historia e rrugës Durrës-Kukës duhet hetuar dhe rihetuar. Rikthimi në vendin e krimit nga Basha dhe Berisha duhet të jetë për prokurorinë një element për t’u vendosur në hetim.

Article Logic
Execution time: 0.0033011436462402