INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mosdekretimi i Sandër Lleshit. Meta nuk pranon të japë leksione për amatorët dhe diletantët

Mosdekretimi i Sandër Lleshit. Meta nuk pranon të japë leksione për amatorët dhe diletantët

Publikuar më: 10:44 09-11-2018

6 ditë pasi i tha ‘JO’ Edi Ramës për dekretimin e Sandër Lleshit në krye të Ministrisë së Brendshme, Presidenti Ilir Meta thyen heshtjen. Gjatë një prononcimi për mediat, Presidenti Ilir Meta zgjodhi që të gjithë kritikëve të vendimit të tij ti quajë amatorë të kushtetutës. 

Ilir Meta:
“Pa dashur të jap leksione për Kushtetutën. Të gjithë amatorëve dhe diletantëve të njëanshëm i ftoj të të lexojnë Kushtetutën dhe kompetencat e Presidentit. Një akt formal apo ceremonial është vetëm betimi tek presidenti. Të gjithë ata që mendojnë se dekretimi nuk është një akt substancial dhe individual, por formal dhe se presidenti ka detyrë vetëm të firmosë një propozim në këtë rast, pasi në kushtetutë nuk thuhet në mënyrë eksplicite se presidenti nuk mund të kthejë prapa dekretin kam një pyetje tjetër: A mundet parlamenti të rrëzojë dekretin e presidentit për një ministër? Sepse dhe kjo nuk është shprehur në mënyrë eksplicite në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Më lini të bëj detyrën time me përgjegjshmëri të plotë.
Arsyet e mosdekretimit nuk janë bërë publike nga kreu i shtetit, ndaj pyetjes nëse do ti drejtohet Parlamentit për të treguar arsyet, Ilir Meta përgjigjet në këtë mënyrë.
Ilir Meta:
“Unë jam mjaft i lidhur me parlamentin dhe jam i zgjedhur nga parlamenti, kështu që parlamenti për mua është gjithçka”.
Kryeministri Rama u shpreh mbrëmë në një intervistë televizive se do i dërgonte sërish presidentit emrin për dekretimin e Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm

Article Logic
Execution time: 0.0031189918518066