INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Mot i mirë? Mos u gëzoni parakohe, këtë fundjavë do të habiteni...[VIDEO]

Publikuar më: 15:20 23-02-2018

Nëse jeni gëzuar dhe keni menduar se dimir iku, e keni gabim. Përgatituni për ditë me mot shumë më të keq. Sinoptikanët thonë se ndryshimet e motit do të nisin që këtë fundjavë dhe temperaturat do të ulen nga 2-4 gradë. Po dhe era do të fryjë mesatare gjatë ditës dhe në mbrëmje ajo do të jetë e fortë. Ndërsa pjesa më e madhe e vendit do të mbulohet nga dëbora.
Moti sipas Meteoalb do të ndryshojë për shkak se një valë e ftohtë do të godasë pjesën më të madhe të Europës, që do të zhvendoset nga Siberia drejt Rusisë duke u zgjeruar përtej Uraleve gjatë fundjavës.
Ndërsa, të hënën temperaturat do të ulen dhe me disa gradë të tjera dhe acari do të shtrihet në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke zbritur në deri në Italinë Qendrore dhe gjithë gadishullin Ballkanik, ku nuk përjashtohet as vendi ynë.
Meteoalb, ka vlerësuar se kjo bën pjesë në ngjarjet e jashtëzakonshme atmosferike për faktin se ngjarje të tilla vrojtohen rrallë në periudhat e fundit të dimrit.

Article Logic
Execution time: 0.0032069683074951