INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Moti i keq shkakton dëme të mëdha në shumë qytete të vendit[VIDEO]

Publikuar më: 09:21 19-03-2018

Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në shumicën e qyteteve të vendit. Kjo situatë s’do të na ndahet në këtë muaj të parë të pranverës, pasi sinpotikanët, lajmërojnë se shiu nuk do të ndalet madje kanë parashikuar dhe dëborë në zonat e thella.
Nën ujë nuk është më vetëm Shkodra, por dhe Dibra, Durrësi, e Gjirokastra. Në disa qarqe reshjet do të shoqërohen me shtrëngata kryesisht në pjesën e parë të ditës. Probleme më kryesore janë shënuar në portin e Durrësit dhe Vlorës dhe tragetet janë ankoruar me vonesë, po është ndërprerë dhe puna në sektorin e ngarkim shkarkimit për shkak të shiut të rrëmbyer. Ndërkohë për shkak të shirave në Durrës janë shënuar përmbytje në lagjen numër 1, tek stacioni i hekurudhor dhe në zonën e Shkozetit. Madje uji ka vërshuar dhe brenda nëpër urbanë.
Shumë zona të nën Shkodrës janë të përmbytura prej prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin.
Me shiun e sotëm pritet zgjerim i hartës së përmbytjeve në pjesën e nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit. Moti i keq ka sjellë probleme dhe në Gjirokastër. Rrëshqitjet e dheut në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve në njërin kah të rrugës. Për këtë arsye, qarkullimi në disa rrugë bëhet vetëm në një krah dhe policët rrugorë po ndihmojnë për të orjentuar lëvizjen e makinave.
Në qafën e Muzinës dhe në disa rrugë të tjera të vendit kanë ndodhur aksidente.

Article Logic
Execution time: 0.002161979675293