INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
MoviePass pëson disfatën e vet më të madhe

MoviePass pëson disfatën e vet më të madhe

Publikuar më: 13:39 08-07-2018

Moviepass është një kompani që ofron një opsion të paarritshëm nga rivalët. Abonim mujor që kushton 10$ për të parë të gjithë filmat e rinj që dalin në kinema është një super ofertë në treg.

Njerëzit kanë qenë mjaft entuziast në përgjithësi, por ka pasur dhe skeptik. Vetë drejtuesit e MoviePass kanë deklaruar që nga çmimi i sotëm i abonimit ata dalin me humbje, por kjo bëhet për të vrarë konkurencën. Kjo e fundit duket se doli e lumtur nga nata e fundit dhe fansat e MoviePass përfunduan mjaft të acaruar.

Ata shkuan si përherë në kinema me biletën e abonimit për të parë AntMan and Wasp, por u kthyen mbrapsht pasi askush nuk u kishte paguar sallën e kinemasë. Sigurisht që për një fans filmi një moment i tillë është mjaft acarues, prandaj  ata kanë nisur të shprehin acarimin dhe zhgënjimin e tyre online. Falë këtij veprimi, MoviePass ka deklaruar që çdokush që ka humbur premierën e djeshme, do të mari një rifinancim duke nisur që nga sot. Epo sot nuk mund të quhet më premierë, por të paktën fansat do të mund të shohin atë për të cilën kanë paguar.

Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602