Triumfuesit e ceremonisë Golden Globe! Dhe filmi më i vlerësuar ishte... [FOTO/VIDEO]

Jan 09, 2017

Ishte një natë gjigandeske për këtë realizim kinematografik.

Ryan Gosling dhe Emma Stone dhanë fjalime shumë emocionale ndërkohë që filmi i tyre “La La Land” theu rekorde në mënyrë mbresëlënëse në natën e madhe të Golden Globes. Dy yjet e Hollyëood morën të dy çmimet më prestigjoze, respektivisht “Performanca Më e Mirë nga një Aktor” dhe “Performanca Më e Mirë nga një Aktore” për zhanrin komedi ose muzikal. Por jo vetëm kaq, pasi filmi i tyre siguroi edhe fronin e “Komedisë ose Muzikalit Më Të Mirë” ndërkohë që theu rekordin absolut në këtë event duke fituar çdo çmim të mundshëm ku mund të nominohej, me plot 7 të tillë. Kjo arritje e pabesueshme është historike pasi e kthen “La La Land” në filmin më të dekoruar në 74 vite histori të Golden Globes. Për të llogaritur arritjen mjafton të kesh parasysh faktin se thyen filma ikonë si “Doctor Zhivago”, “Love Story”, “The Godfather”, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “A Star is Born”. Të gjitha këto ishin ndalur në barazim me “vetëm” 5 çmime për secilën.

gol.jpg

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll