Beyonce në rol për një film Disney [VIDEO]

Mar 31, 2017

Dy mbretëri do të bashkohen!

Beyonce është zgjedhja e parë për të dubluar zërin e Nala (të dashurës së Simbas) në ribërjen e filmit vizatimor “Mbreti Luan”.

Asgjë nuk është ende e konfirmuar, nëse këngëtarja do i bashkohet kastit për shkak të shtatzanisë së saj, por sipas regjisorit Jon Favreau, ata do të bëjnë çdo gjë që t’i përshtatet axhendës së saj.

Nëse Bey pranon, ajo do të bashkohet me Donald Glover, zëri i Simbas dhe James Earl Jones, zëri i Mufasa (të cilin e ka bërë edhe në filmin original më 1994). Ndoshta dhe Blue Ivy bashkohet për zërin e Nalas së vogël, pse jo? Të gjithë e dimë se është një fanse e çmendur e filmave Disney.

Nëse filmi i ri është edhe pak mjuzikëll, mendoni si do ngjajë kënga “Can You Feel the Love Tonight” kënduar nga ajo.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll