Shqiptari që do luajë në filmin hollivudian [FOTO/VIDEO]

Apr 04, 2017

Pas pranisë në çmimet Oscar, një tjetër moment i madh për këtë aktor të talentuar.

Bëhet fjalë për djaloshin Val Maloku, i cili është bërë i njohur për filmin “Babai”, i cili përfaqësoi Kosovën në çmimet Oscar në vitin 2015. Këtë herë ai vjen me një projekt shumë më të madh, i cili do ta vendosë në “hartë” dhe t’i hapë rrugën për suksese të mëtejshme. Val do të luajë në filmin hollivudian “The Zookeeper’s Wife”, bashkë me yje të kinemasë amerikane si Jessica  Chastain dhe Daniel Bruhl. Aktori 13 vjeçar do të shfaqet në rolin e Ryszard Zabinski, djalin e Antonina dhe Jan Zabinski, të cilët janë kujdestarët e kopshtit zoologjik të Varshavës në Poloni. Ata shpëtuan qindra persona dhe kafshë gjatë pushtimit të vendit nga gjermanët. Përtej rolit, Val ka fituar edhe simpatinë e aktores yllit të filmit “Interstellar”, Chastain, e cila ka postuar foto me djaloshin gjatë xhirimeve. Revistalbaniac.al bën me dije se aktualisht “The Zookeeper’s Wife” mund të jetë shansi i dytë i Malokut për në tapetin e kuq të Oscar, pasi ky film është renditur në listën e 10 më të ndjekurve që në javën e parë, ndërkohë që është shfaqur në më pak ekrane kinemaje se filmat e tjerë. Shpresojmë që djaloshi të ketë më shumë fat këtë herë.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll