Këto janë 10 Filmat që nuk duhet të humbisni në të njëzetat

Jun 25, 2017

Të njëzetat janë mometet më të rëndësishme të jetës.

Edhe pse pjesa më e madhe e personave që i kanë kaluar 20 e kusur vjeç kanë mbaruar studimet, po fillojnë një karrierë dhe më shumë mundësi kanë rënë në dashuri, një pjesë tjetër mund të jetë duke kaluar një periudhë të vështirë të përfshirë nga dyshimet dhe kriza e çerekut të jetës.

Ne ju sjellim 10 filma që reflektojnë këtë perceptim dhe mund t’ju ndihmojnë të formësoni këndvështrimin tuaj mbi botën.

The social network

Për çfarë bëhet fjalë: Përralla paralajmëruese në lidhje me çmimin e ambicies dhe rivalitetet që nxiten prej saj. Mbi të gjitha është një film interesant për të përmbyllur studimet universitare.

Moonlight

Për çfarë bëhet fjalë: Në tre kapituj, regjizori Barry Jenkins na tregon historinë e Chiron, një djali të ri me ngjyrë që zhvendoset në Miami. Çdokush mund të gjejë veten në mesazhin kryesor të filmit: pse nuk shkon gjithçka sipas planit? Dhe a është shumë vonë për të ndryshuar?

500 days of summer

Për çfarë bëhet fjalë: Ka shumë skena romantike dhe humoristike por asnjë prej tyre në fakt nuk thotë asgjë mbi filmin. “500 Days of Summer” është një romancë e rrallë mbi një lidhje të dështuar dhe mbi vështirësitë e mëdha për ta hedhur pas krahëve.

“Eternal Sunshine of the Spotless Mind”

Për çfarë bëhet fjalë: Pasi lidhja e tyre shkon keq, një çift vendos të fshijnë kujtesën e njëri-tjetrit. Vetëm gjatë proçesit kuptojnë sa të rëndësishëm ishin për njëri-tjetrin.

“Harry Potter and the Deathly Hallows: Pjesa 1”

Për çfarë bëhet fjalë: Çdo film “Harry Potter” rrotullohet rreth proçesit të rritjes. Në fund të serive, personazhet kryesore nuk e kanë kaluar moshën 18 vjeçare. Por aktorët që i luajnë këta personazhe janë në të njëzetat dhe Harry me miqtë e tij po jetojnë pa mbikqyrjen e familjeve përkatëse.  

Filmi i parë “Deathly Hallows”, më shumë se çdo seri tjetër trajton historinë e miqve të mirë që mundohen me pavarësinë e tyre dhe që përpiqen të vetëm t’ia dalin në një botë të frikshme.  

“Groundhog Day”

Për çfarë bëhet fjalë: Si dhe “Office Space,” “Groundhog Day” përcjell rreziqet e të jetuarit të çdo dite pa asnjë ndryshim. Ka një mesazh të rëndësishëm në lidhje me studimin e jetës dhe përpjekjet për ta ndryshuar.

“Tangerine”

Për çfarë bëhet fjalë: Rrugëtimi argëtues i një punëtoreje seksi transgjinore e cila zbulon që i dashuri e tradhton. Është një mësim i rëndësishëm mbi zbulimin e miqve kur mendon se je vetëm dhe mbi këmbënguljen për të vazhduar përpara kur merr goditje të rënda nga dikush i afërt.

“Persepolis”

Për çfarë bëhet fjalë: Marjane Satrapi e xhiroi filmin bazuar në novelën e saj grafike mbi jetën. Bëhet fjalë për vetë atë të rritur në Tehran gjatë revolucionit iranian, e shprehur në animacion interesant. Ky film prekës do t’ju bëjë të kuptoni që një jetë e vështirë mund të jetë burim frymëzimi.

“Before Sunrise”

Për çfarë bëhet fjalë: Filmi i vitit 1995 i Richard Linklater, bashkë me sekuencat “Before Sunset” dhe “Before Midnight,” janë portretet e dashurisë më të bukura të realizuara në kinematografi.

“Chungking Express”

Për çfarë bëhet fjalë: Pjesa më e çuditshme e përpjekjeve për të gjetur shoqërues në një qytet të madh është të qenurit të vetmuar. Asnjë film nuk e kupton më mirë këtë çështje se drama e setit nga Hong Kongu.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll