Pse qajmë kur shikojmë filma?

Jul 10, 2017

A ju ndodh që të qani ose t’ju rrjedhin lot ndërkohë që shihni një film?

Njerëzit të cilët qajnë përpara një filmi nuk janë emocionalisht të dobët, por janë të fortë. Ka njerëz që qajnë lehtë duke parë filma, të tjerë kanë turp të tregojnë emocionet e tyre, sidomos meshkujt, sepse ata mendojnë se lotët do t’i bëjnë ata më të dobët. Por është e sigurt se, lotët duke parë një film nuk janë shenjë e dobësisë, në të kundërt, kjo tregon se këta njerëz janë më të fortë emocionalisht.

Në fakt, nuk ka asgjë të turpshme tek lotët. Të qash është njerëzore dhe thjesht tregon një emocion, i cili mund të jetë trishtim, nostalgji, lumturi apo zemërim. Në të vërtetë, qarja gjatë një filmi është një tregues i ndjeshmërisë. Dhe njerëzit empatikë gjithashtu priren të kenë më shumë sukses në nivel social.

Kur personazhet e filmit janë të përfaqësuar mirë, ne mund të identifikojmë veten me ata dhe të shohim realitetin me sytë e tyre. Në fakt, studimet e kryera nëpërmjet rezonancës magnetike zbulojnë se truri lidhet me karakterin me të cilin ne identifikohemi. Natyrisht, empatia është e lidhur ngushtë me mënyrën se si truri ynë është i strukturuar dhe na ndihmon të vëmë veten në këpucët e të tjerëve.

Nga ana tjetër, kur ne shikojmë një përmbajtje të lartë emocionale të filmit, truri ynë liron oksitocinë, një neurotransmetues i fuqishëm, që na ndihmon të lidhemi me të tjerët dhe të jemi më të ndjeshëm, më të sjellshëm dhe më të besueshëm.

Filmat e trishtë në fakt mund të përmirësojnë humorin tonë, por vetëm nesë ne shfryhemi plotësisht duke qarë. Sipas studimeve, njerëzit kanë tendencë të ndihen më mirë pasi qajnë.

Lotët kanë një efekt purgativ, i cili në fund të fundit përmirëson gjendjen tonë dhe na bën të ndihemi relaksuar.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll