Ed Sheeran u shfaq, këndoi dhe hëngri një lepur në “Game of Thrones”

Jul 17, 2017

Gjithashtu tregoi dhe fatin e tij në këtë serial legjendar plot me vrasje dhe të papritura.


Ashtu siç ishte konfirmuar (dhe pritej), këngëtari Ed Sheeran kishte një rol të vogël në premierën e sezonit të 7-të të serialit “Game of Thrones”. Këngëtari ishte në rolin e një ushtari nga fronti i Mbretit Landing së bashku me ushtarë të tjerë, të cilët ndeshen me Aryan në pyll dhe së bashku me të ndajnë një lepur të pjekur dhe Sheeran fillon të këndojë një këngë, teksti i së cilës është frymëzuar nga librat e “The Song of Ice and Fire” të novelistit amerikan George R.R. Martin.

Por si do të jetë fati i tij? A do të vritet nga Arya?

Në një intervistë për Comic Books, Sheeran është shprehur se nuk ka për të ndodhur diçka e tillë, pasi roli I tij në kët ë serial zgjat vetëm 5 minuta dhe kaq.
Ok, tani mund të flemë të qetë!

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll