A po i vjen fundi “Pirates of the Caribbean”? Deklarata e producentit shokon fansat! [FOTO]

Sep 06, 2017

Një nga sagat që ka sjellë më shumë fitime në historinë e filmave mund të jetë drejt fundit.

Ishte producenti Jerry Buckheimer që la të kuptohet se performanca zhgënjyese e filmit të fundit mund të jetë funerali i Jack Sparrow dhe ekuipazhit të tij fantastik. “Dead Man Tell No Tales” ka bërë më pak para se çdo film tjetër në historinë e sagës, ku bëhet me dije se performanca e mirë aktoriale është goditur nga dobësimi i dollarit. Producenti 73 vjeçar tha për Yahoo: “Shpresoj që të mund të vazhdojmë ta bëjmë, por kemi kaluar aq mirë duke promovuar këtë të fundit sa do na duhet vetëm të presim dhe të shohim. Shpresojmë që të jetë e suksesshme në shitjen e DVD-ve po aq sa filmat e tjerë. Më pas do ulemi dhe do shohim se ku do shkojmë”. Fjalë të nënkuptuara që janë gjithçka përveçse një lajm i mirë.

jerrybuck.jpg

radio TV

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll