Ikonat "Emoji" shkojnë në Hollywood

Apr 14, 2016

Njëri më surprizues se tjetri po rezultojnë projektet e reja kinematografike.

I rradhës duket se do të jetë një film i animuar dedikuara ikonave "Emoji" të smartphonet tuaj. Po po ashtu siç e lexuat, Sony, një ndër studiot më të mëdha të filmave në botë ka mundur të marrë në dorë projektin e quajtuar "The Emoji Movie", një projekt ky i shkruar dhe ideuar nga dyshja e famshme Eric Siegel dhe veterani i filmave të animuar Anthony Leondis. Lajmi është bërë i ditur nga presidentja e Sony Pictures Animation, Kristine Belson, e cila ka treguar gjithashtu se ngjarjet në film do të trajtojnë aventurat e ikonave "Emoji" teksa eksplorojnë botën e telefonit tuaj, jashtë luginës së tyre të quajtur "Emoji Valley". Mund tju duket për të qeshur, por Sony ka ndërmend të mbledhë shumë aplikacione në këtë projekt, sigurisht në formën e sponsorizuesve. Imagjinoni pak sa prej tyre ka. Hmm nuk thonë kot, qesh mirë kush qesh i fundit!

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll