INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mund ta kenë inat njëra-tjetrën, por Dua Lipa dhe Rita Ora na mahnitën në Brit Awards [FOTO]

Mund ta kenë inat njëra-tjetrën, por Dua Lipa dhe Rita Ora na mahnitën në Brit Awards [FOTO]

Publikuar më: 20:36 21-02-2018

Është padiskutim mbrëmja e shqiptareve në Britani!

Sonte do të mbahet “Brit Awards 2018”, eventi më i rëndësishëm muzikor në Britaninë e Madhe dhe interesei është tejet i madh. Artisja më me shumë nominime, pikërisht në 5 kategori të ndryshme është Dua Lipa, këngëtarja me origjinë shqiptare e cila është ngjitur shumë lart në klasifikimet botërore.

Dua njihet për stilin e saj të veçantë por kësaj radhe na ka surprizuar me një fustan të fryrë ngjyrë rozë pastel. Si një Barbie brune, Dua shkëlqen në tapetin e kuq të “Brit Awards”, e cila me siguri sonte do të rrëmbeje dhe ndonjë çmim.

Por nëse Dua pritet të fitojë ndonjë çmim, Rita do të jetë një nga këngëtaret që do ngjitet në skenë për të përformuar. Ashtu si dhe Dua, me një trëndafil në dorë, Rita ka tërhequr vëmendjen kur ka kaluar në tapetin e kuq e veshur me një fustan të madh të bardhë me pupla dhe me kaçurrele.

collageSHOWB.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0029728412628174