Zgjedhje 2017

    Zayn e humb! Një emër i pazakontë e zbret nga froni [FOTO]

    Jan 05, 2017

    E pabesueshme, por e vërtetë! Dikush e uli në vend të dytë!

    Kur Zayn Malik publikoi albumin e tij të parë solo në mars, “Mind of Mine”, të gjithë shenjat treguan që ai do të ishte mbreti i vërtetë i këtij viti. Me pak fjalë, sërish në dominim total të klasifikimeve britanike dhe botërore, si në kohërat e One Direction. Dhe ndërkohë që këngët “Pillowtalk”, “Like I Would” apo “Wrong” u mirëpritën me entuziasëm nga fansat, të njëjtin sukses nuk e ka gëzuar dot edhe autori i tyre. Ai nuk ia doli dot që të shpallej artisti debutues më i shitur në Britani këtë vit. Këngëtari 23 vjeçar u ul në vend të dytë nga prezantuesi Bradley Walsh, një 56 vjeçar albumi i të cilit me këngë klasike, “Chasing Dreams”, shiti shifrën mbresëlënëse të 111 mijë kopjeve që nga debutimi. I urojmë Zayn më shumë fat herën tjetër.

    walshi.jpg

    radio TV
    Geek Room

    Facebook

    LIKE Shqip Top 10

    poll