Bebe Rexha i habit të gjithë, bashkëpunim surprizë me superyllin e rap-it amerikan! [FOTO]

May 15, 2017

Një rrufe në qiell të hapur, kënga e re do të publikohet këtë të premte.

Kush e priste një bashkëpunim të Bebe Rexhës me Lil Wayne? Pikërisht ashtu, bëhet fjalë për një nga reperët më në zë të skenës amerikane të muzikës. Dhe e gjitha kjo vjen si një surprizë. Përveç një fotoje të postuar në Instagram, ku Bebe shfaqej krah Lil Wayne, nuk ka pasur tregues të tjerë që të zbulonin bashkëpunimin mes tyre. Edhe kjo e fundit linte vend vetëm për spekulime pasi ata mund të shoqërohen edhe thjesht si miq. Megjithatë tashmë ka vendosur të dalë hapur, në më pak se një javë nga publikimi i videos. Një gjë është e sigurtë, do të jetë një super-hit!

lilbebe.jpg

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll