Alban Skënderaj “shkrin” talentin në këngën e tij më të re “Nuk je vetëm” [VIDEO]

Jul 13, 2017

Ai është padyshim një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar dhe ajo çfarë e dallon nga të tjerët është zëri i bukur si dhe thurja e teksteve duke përçuar mesazhe të rëndësishme me shumë vlerë. Alban Skënderaj ka publikuar këngën e tij më të re “Nuk je vetëm” dhe me plot gojën mund të themi se ka “shkrirë” të gjithë talentin e tij në këtë projekt.

Muzikën dhe tekstin e kësaj kënge e ka bërë vetë Albani, kurse videoklipi shumë domethënës është punuar nga Max Production.

Alban Skenderaj ka shkruar se këtë këngë ia drejton së pari vetes së tij, kujtdo që ka dëshirë të jetojë çdo frymëmarrje dhe ka nevojë të bëjë një kthesë të madhe në jetë.

“Nuk je vetëm. Mu desh të arrija në këtë pikë të jetës timë që duke dëgjuar vargjet e një kënge që kam vet, të reflektoj thellë e ta përjetoja si çdo njeri tjetër. Këtë këngë ia drejtoj fillimisht vetes dhe kujtdo që ka dëshirë të jetojë çdo frymëmarrje dhe ka nevojë të bëjë një kthesë të madhe në jetë... Nuk je vetëm”, ka shkruar ai në Facebook.

radio TV
Geek Room

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll