S’ka pushime për Erën, zbulohen detajet për 3 këngët e reja që do të publikojë

Aug 03, 2017

E shohim gjithmonë nëpër aeroporte, podiume skenash në të gjithë botën, e si rrjedhojë pushimet zënë një pjesë fare të vogël të kohës së Era Istrefit. Pas dy këngëve shumë të suksesshme “BonBon” dhe “Redrum”, Era nuk e ka ndërmend të ndalet dhe me sa duket do t’ja bëjë përsëri “boom”.

Këngëtarja në muajin gusht do të sjellë këngën ritmike “No I Love You”. Kënga, e cila pritet të publikohet më 25 gusht do të jetë dueti i parë në anglisht i këngëtares. Istrefi do të këndojë së bashku me French Montana, i cili me këngën “Unforgettable” dhe albumin “Jungle Rules” gjenden në majë të top-listave botërore.

Dhe jo vetëm kaq! Projektet e reja “në arkivë” quhen “Sapphire” dhe “Home ëith you”, të punuar nga producentë të njohur ndërkombëtarë. Padyshim që ky do të jetë viti i suksesit për Era Istrefin.

radio TV
Vere do te thote!

Facebook

LIKE Shqip Top 10

poll