INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na bën të ndihemi krenarë…Loredana Zefi nominohet për çmimin “Best Hip-Hop Act”

Na bën të ndihemi krenarë…Loredana Zefi nominohet për çmimin “Best Hip-Hop Act”

Publikuar më: 11:53 14-11-2018

Shumë shqiptarë në mbarë botënn kanë korrur sukses në tregun muzikor, duke nxjerrë në pah vlerat artistike në të gjitha trevat shqiptare.

Loredana Zefi, e njohur për publikun deri më tani si e dashura e reperit ferizajas Mozzik, e cila shënoi sukses me bashkëpunimin për këngën “Bonnie and Clyde”, u prit shumë mirë në Gjermani.

cover_cover.PNG

 

Me sa duket është kjo këngë, ajo e cila ka bërë artisten shqiptare që të nominohet për një nga kategoritë e festivalit të njohur gjerman, 1Live Krone.

Përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ajo bën të ditur lajmin se është nominuar në kategorinë “Best Hip Hop Act”.

“Përshendetje njerëz. Përveç faktit që unë kam arritur deri këtu, unë ju kam borxh. Ndoshta ju nuk e shihni si mirënjohje dhe ndoshta ju mendoni se kjo është shumë e natyrshme për mua. Unë jam e vetëdijshme se muzika e mirë shpërblehet por mbështetja mega gjigante nuk është gjithmonë aty si ju që keni qenë me mua deri më sot, jam mirënjohëse për secilin prej jush, për të gjithë ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë duke dëgjuar këngët e mija. Nuk më intereson kush e ka vendin e parë, unë vetëm përpiqem të jap më të mirën time. Shpresoj që të paktën në të ardhmen unë mund t’ju shpërblej me muzikë të mirë. Unë jam nominuar në ‘BEST HIP HOP ACT’”, ka shkruar këngëtarja e njohur në profilin e saj në Instagram.

dfhgfh.PNG

Kujtojmë se “1 Live Krone” është një festival i përvitshëm në Gjermani, që shpërblen artistët për punën e bërë gjatë vitit.

“Shpresoj që të paktën në të ardhmen t’ju shpërblej me muzikë të mirë.” përfundon fjalën e saj, 22- vjeçarja.

gfhjgfh.PNG

dfgdfgdfg.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0033328533172607