INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na duket neve apo Luana dhe Marina kanë bërë ndonjë zënkë?! Ky detaj po i çudit të gjithë, e keni vënë re?! [FOTO]

Na duket neve apo Luana dhe Marina kanë bërë ndonjë zënkë?! Ky detaj po i çudit të gjithë, e keni vënë re?! [FOTO]

Publikuar më: 21:24 05-11-2018

Zënkë mes motrave Vjollca? 

Luana dhe Marina janë dy vajzat seksi të showbizit shqiptar dhe kjo nuk është një gjë e re.

Kanë profesion të njëjtë, pra moderimin, por ndërkohë që Luana ka nisur sezonin e saj të ri në “Shiko Kush Luan”, Marinën nuk e kemi parë fare aktive në televizion. Por ajo që na ka bërë përshtypje dhe po na çudit jashtë mase është se ato të cilat ishin shumë të lidhura me njëra-tjetrën nuk kanë qenë shumë aktive në Instagramet e njëra-tjetrës.

E kur themi aktive e kemi fjalën që të postojnë ndonjë foto bashkë siç bënin dikur kur dilnin ndonjë fundjavë, apo të paktën ndonjë “like” apo koment të tipit “zysha”, “luanesha” apo “bisha”.

Madje Marina as nuk i ka thënë urime për sezonin e ri të Shiko Kush Luan. Ajo ndoshta ia ka thënë në privat, por fansat duan ta lexojnë komentin e saj në Instagram.

E teksa ne të intv.al i hodhëm një sy Instagrameve të motrave, pëlqimi i fundit që Luana i ka bërë motrës së saj, daton më 26 shtator, kur ajo ishte me pushime në Xhamajkë. Ndërkohë që Marina për herë të fundit ka pëlqyer një foto të Luanës më 12 tetor, para shfaqjes së saj në “Shiko Kush Luan”.

Ne i duam shumë, nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me to, por shpresojmë të jetë thjesht një rastësi e hidhur. /intv.al

 

collagefag.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0024030208587646