INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Na duket neve apo sapo ka nisur zyrtarisht “lufta” mes Noizyt dhe Feros? Shihni këto mesazhe “të koduara” [FOTO]

Na duket neve apo sapo ka nisur zyrtarisht “lufta” mes Noizyt dhe Feros? Shihni këto mesazhe “të koduara” [FOTO]

Publikuar më: 21:55 14-06-2018

Kush ju pëlqen më shumë? 

Prej vitesh Noizy është një nga reperat më të mirë shqiptarë, por edhe Fero kohët e fundit është shumë “IN” dhe ka treguar që ka potencial për të qenë në maja.

Mirëpo mesa duket gjërat s’janë mirë mes tyre. Së fundmi është publikuar kënga “La Familia” e reperit S4MM në bashkëpunim me Noizyn, i cili në mes të rreshtave të këngën duket që i këndon kundërshtarëve, pasi thotë që “Prej 10 vitesh, jam i pari në pistë”, ndërkohë që në këngën e tij të re, Fero thotë: “Venin e parë e kam zon, lyp tjetër ven” .

E si të mos mjaftonin këto tekste, Fero ka postuar disa video në InstaStory që lidhen me këngën e dyshes S4MM dhe Noizy si dhe i ka sharë në një koncert live në Gjilan.

Mirëpo Noizy i ka hedhur serish benzinë zjarrit, duke postuar një foto në instastory ku shkruan se Dj i tij bën më shumë lekë se reperat e tjerë.

Menjëherë pas këtij postimi, 2 minuta më pas Fero ka postuar një foto në instastory ku shkruan një pjesë të tekstit të tij nga kënga Veni 1, ku shkruan: “Lshoje temin se shumë e ke kap”.

Si mendoni ju? Janë mesazhe kundër njëri-tjetrit? Se me ne, me siguri s’kanë gjë.

collagez.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0026190280914307